☁️
Tiranë 11°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 104.16 ▲4.04%
ARI 4,716 ▼2.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,857 ▼ -1.67% ETH $2,072 ▼ -1.29% XRP $1.3138 ▼ -2.07% SOL $79.0300 ▼ -5.05%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 104.16 ▲4.04 % ARI 4,716 ▼2.02 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Kronika

Basha: Mbi 2500 raste ditore me COVID-19, të rritet numri i testimeve

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një bashkëbisedimi sot me gazetarët, apeloi për rritje të numrit të testimeve, pasi sipas tij, numri real i të prekurve nga COVID-19 është shumë herë më i lartë.

Basha tha se nga raportimet pranë ekipit të shëndetësisë në PD, numri i qytetarëve që kanë simptoma dhe nuk iu bëhet tamponi është disa herë më i lartë se të infektuarit që dalin nga raportimet ditore të autoriteteve shëndetësore.

“Ekipi i shëndetësisë pranë PD kanë marrë një numër shumë të madh raportimesh nga familjarë me simptoma COVID dhe u refuzohet tamponi. Numri i të infektuarve që raportohet është shumë më i ulët se numri real i tyre. Numri i fataliteteve, po ashtu më i lartë seç raportohet. Edhe transparenca për COVID është kthyer në funksion të propagandës”, – tha Basha.

“Vetëm në spitalin e Matit janë mbyllur disa pavijone për shkak të përhapjes së infeksionit. Sistemi shëndetësor po del jashtë funksioni për shkak të shpërthimit të infeksionit në çdo pavijon. Ky kolaps i sistemit është emergjenca me akute që kanë sot shqiptarët. Çdo përpjekje për të larguar vëmendjen nga kolapsi i sistemit shëndetësor është kriminale. I bëj thirrje qeverisë të ndalë rrjedhjen e fondeve për afera dhe t’i orientojë fondet drejt krizës shëndetësore. Hapi i parë është, rritja e disafishtë e numrit të testimeve. Numri i ulët i testimeve është shkak kryesor pse shqiptarët po e humbin luftën me COVID-in. Virusi nuk është më armiku numër 1 i vendit. Armiku nunër 1 është kryeministri i vendit”, – tha Basha.

“Vetëm ditën e djeshme, mjekë specialistë, infektologë të vendit dhe ekspertë shqiptarë kanë ngritur alarmin se numri real i infektimeve është shumë më i lartë. Sipas të paktën njërit prej ekspertëve të njohur epidemiologë, bëhet fjalë për 2500 infeksione në ditë. Nuk kemi mjetet e nevojshme për nxjerrë infektimet reale. Ajo çfarë dinë shqiptarët është se raportimet tregojnë shifra të ulëta, po ashtu dhe fatalitetet”, – tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.