☁️
Tiranë 15°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.70 ▲4.59%
ARI 5,027 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,088 ▲ +1.28% ETH $2,311 ▲ +2.96% XRP $1.5158 ▲ +3.18% SOL $94.1400 ▲ +1.36%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.70 ▲4.59 % ARI 5,027 ▲0.49 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.70 ▲4.59 % ARI 5,027 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha merr goditje të rëndë nga aleatët: S’kemi besim te votimi elektronik!

Aleatët e Lulzim Bashës, Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka janë në një linjë me demokratët për garantimin e votës së lirë të qytetarëve, por si parti më vete ata kanë propozimet e tyre përsa i përket sistemit. Dashamir Shehi i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar është skeptik për votimin elektronik.

 “Ne duam një sistem i cili ti japi mundësi shqiptarëve të votojnë dhe parti alternative. Unë për vete do të isha për një sistem të kombinuar mazhoritar plus proporcional. Por nuk ka ardhur dita për të deklaruar sot sistemin. Qytetari që ka vendosur të shitet që nga shtëpia e vet në daç elektronik në daç me letër po njësoj do shitet. Ne të fillojmë njëherë ti regjistrojmë, le të shohim vendet ku mund të votojnë emigrantë, që sigurisht janë këta që janë më afër Italia, Greqia”, u shpreh Shehu.

Teksa propozon një sistem ndryshe nga Shehi, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane kërkon më tepër hapësirë për partitë e vogla.

“Sipas një gjykimi që partia demokristiane ka mund të ishte një proporcional Kombëtarë preferencial do të ishte zgjedhja më mirë në këto kushte për faktin se PS dhe PD asnjëherë nuk kanë miratuar një reformë për të vendosur standarde për të respektuar frymën e Kushtetutës e votën e qytetarëve, por janë përpjekur që nëpërmjet mekanizmave të Kodit Zgjedhorë të përjashtojnë partitë e tjera politike nga përfaqësimi”, tha Ndoka.

Në takimin me aleatët lideri i demokratëve Basha theksoi se reforma zgjedhore duhet pikësëpari të shmangë manipulimin e votës së lirë të qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.