☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.80 ▲0.68%
ARI 4,206 ▼1.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,502 ▼ -2.07% ETH $1,630 ▼ -2.26% XRP $1.1203 ▼ -2.97% SOL $64.5100 ▼ -2.11%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.80 ▲0.68 % ARI 4,206 ▼1.89 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Zgjedhjet në PD/ Kthupi: Fitorja e Berishës s’vihet në dyshim, por gara rrezikon të “djegë” figurat e nivelit të dytë

Zgjedhjet e pritshme të brendshme në Partinë Demokratike për kryetarin dhe strukturat drejtuese mund të hapin një kapitull të ri përplasjesh, jo për kreun e partisë, por për nivelet e dyta të lidershipit. Ky është leximi politik i bërë nga avokati Rezart Kthupi, gjatë një analize në emisionin “3D” të drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH.

Gjatë fjalës së tij, Kthupi ngriti dy shqetësime kryesore që prekin drejtpërdrejt procesin zgjedhor brenda selisë blu: respektimin e statutit për kuotat e anëtarësisë dhe rrezikun e krijimit të fraksioneve të reja.

“Filtri” i anëtarësisë dhe financat e partisë

Sipas avokatit, një element që po anashkalohet është rregulli strikt i statutit të PD-së lidhur me të drejtën e votës.

“Në bazë të statutit të partisë, asnjë anëtar që nuk ka paguar kuotizacionin nuk mund të votojë për nivelet drejtuese. Statuti përcakton se, nëse anëtari nuk paguan për gjashtë muaj, ai humbet të drejtën e votës,” shpjegoi Kthupi, duke ngritur njëkohësisht pikëpyetje mbi mënyrën se si po i siguron partia burimet e saj të financimit nëse ky rregull nuk zbatohet.

Mungesa e rivalitetit për Berishën

Duke u ndalur te gara për kryetarin, Kthupi theksoi se Sali Berisha është një mjeshtër i “realpolitikës” dhe nuk ka ndërmend të shfaqë asnjë dobësi apo të lejojë rritjen e një alternative reale kundër tij brenda llojit.

“Sot që flasim, çfarë programi ka Berisha? A mund të lejojë ai alternativë brenda PD-së? Përgjigjja është jo,” theksoi analisti.

Beteja e vërtetë

Pika më delikate e këtyre zgjedhjeve, sipas Kthupit, nuk është rikonfirmimi i Berishës, por gara për postet nën të. Ai paralajmëroi se votimet mund të prodhojnë të papritura për figurat qendrore të aksionit aktual opozitar.

“Problemi nuk është nëse Berisha do të fitonte përballë një kundërshtari, por te nivelet e dyta. Mund të mos mposhtësh dot Berishën, por mund të mposhtësh Flamur Nokën, gjë që do të krijonte fraksione brenda PD-së. Disa figura të nivelit të dytë, si Noka, Bardhi apo Boçi, mund të mos fitojnë, dhe pikërisht këtu qëndron problemi,” përfundoi Kthupi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.