☁️
Tiranë 10°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.56 ▲2.2%
ARI 5,047 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,444 ▲ +0.81% ETH $2,316 ▲ +2.29% XRP $1.5282 ▲ +3.45% SOL $94.0700 ▲ +0.13%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.56 ▲2.2 % ARI 5,047 ▲0.89 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.56 ▲2.2 % ARI 5,047 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Basha në OSBE, denoncon “shkatërrimin e standardeve zgjedhore”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kryetari i PR, Fatmir Mediu dhe një delegacion i opozitës u takuan në Vjenë me sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zannier dhe me përfaqësues të Këshillit të përhershëm të ambasadorëve të këtij misioni.

Në fjalën e tij, Basha ka falënderuar misionin e vëzhguesve që monitoruan procesin zgjedhor të 21 qershorit dhe ka prezantuar faktimin e problemeve të mëdha, të cilat sipas tij kanë minuar besimin e zgjedhësve te vota e lirë.

Basha u ndal konkretisht tek kandidimi nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, si trafikantë, tutorë, pengmarrës dhe kriminelë të njohur e të skeduar në vende të ndryshme të Europës.

Ata, ka theksuar Basha, ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve dhe aktivistëve të opozitës, si dhe përdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.

“Në këto zgjedhje u aktivizuan masivisht dhe dhunshëm banda të armatosura kriminale të lidhura me pushtetin, të cilat kanë vepruar si njësi paramilitare për të kërcënuar dhe dhunuar kandidatët, aktivistët dhe zgjedhësit e opozitës para syve të policisë, të cilët nuk ndërmorën asnjë masë”, ka thënë Basha.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE, Lamberto Zannier e ka siguruar zotin Basha për një vlerësim objektiv dhe të saktë të zgjedhjeve, i cili do të reflektohet në raportin përfundimtar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.