Basha në protestë me bashkëshorten dhe vajzat
Rreth orës 12:00 të mesditës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së organizuar nga vetë ai.
Basha shoqërohej nga bashkëshortja e tij dhe dy vajzat. Gjatë rrugëtimit drejt vendit ky është vendosur podiumi, shefi i selisë blu ka përshëndetur protestuesit e tij.
Këtë fakt, kreu i demokratëve e kishte paralajmëruar edhe më parë se në protestë do të merrte pjesë bashkë më familjen. Kjo për të treguar se në protestë nuk do të ndodhë asgjë dhe se do të jetë paqësore.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.