🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.97 ▼1.15%
ARI 4,799 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,135 ▼ -0.1% ETH $2,140 ▲ +2.07% XRP $1.3478 ▲ +0.84% SOL $81.0500 ▼ -2.15%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,799 ▼0.29 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.97 ▼1.15 % ARI 4,799 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha: PD nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë betejës së largimit të regjimit për shqiptarët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi sot se detyrë e forcës politike që ai drejton është që shumicën zëlartë dhe shumicën e heshtur të shqiptarëve t’a mobilizojë në një betejë pa kthim, në mënyrë që t’i kthejnë shqiptarëve vendin e tyre dhe demokracinë.

“Brenda në sallë ndodhet sot pakica që ka dhunuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Brenda në sallë ndodhen sot njerëzit që kanë minuar demokracinë shqiptare duke nisur nga Edi Rama, shkatërruesi i zgjedhjeve, i institucioneve të pavarura, i rendit kushtetues dhe i reformës në drejtësi që duhet të ishte para drejtësisë. Para drejtësisë duhet të ishin bashkë me të, monstrat e korrupsionit që e kanë bërë Shqipërinë vendin më të korruptuar të Ballkanit sipas raporteve të Departamentit të Shtetit, Arben Ahmetaj, Belinda Balluku, Damian Gjiknuri, që të dy të kapur në flagrancë në manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit”, deklaroi Basha, pas braktisjes së seancës plenare të Kuvendit, teksa po mbante fjalimin kryetarja e sapo zgjedhur e Kuvendit.

Ne, tha ai, kemi një dhe vetëm një detyrë. “Këtë sallë dhe gjithçka jashtë kësaj salle, nga Vermoshi në Konispol ta kthejmë në një fushë-betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen dhe largimin e këtij regjimi që ka marrë peng Shqipërinë. Që po e zbraz vendin nga rinia dhe shqiptarët e ndershëm dhe që ka dorëzuar gjithçka që shqiptarët meritojnë sot dhe nesër në duart e një grushti kriminelësh, oligarkësh dhe politikanësh të korruptuar, të cilët me aktet e tyre, kanë minuar demokracinë shqiptare, janë pasuruar në mënyrë marramendëse në kurriz të qytetarëve shqiptarë dhe kanë shpërdoruar si asnjëherë më parë në historinë e Ballkanit fondet publike dhe kanë shkatërruar të vetmin instrument të bashkëjetesës demokratike, që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Sot mund të duket si një ditë e vështirë për të folur për këtë betejë sepse në fakt, të paktën brenda kësaj salle, është dhe dita e parë e kësaj beteje. Por një gjë është e sigurt, pakica që ka marrë peng vullnetin e shqiptarëve dhe që zotëron sot në mënyrë të paligjshme të gjitha mjetet e pushtetit është dhe mbetet pakicë. Detyra jonë është që shumicën zëlartë dhe shumicën e heshtur të shqiptarëve ta mobilizojmë në një betejë pa kthim në mënyrë që t’i kthejmë shqiptarëve vendin e tyre dhe demokraci”, deklaroi Basha.

Basha foli edhe lidhur me Sali Berishën, të cilin një natë më parë e përjashtoi nga grupi i vet parlamentar.

“Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e doktor Berishës, konsideratën për të cilin e kam shprehur në mënyrë të plotë dhe të qartë mbrëmë dhe asaj nuk i lëviz asnjë presje. Dhimbja që ndiej në nivel personal dhe njerëzor për vendimin që jam detyruar të marr dje, është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha, por shpresoj dhe uroj që koha të jetë ilaçi më i mirë dhe të gjithë të fokusohemi te armiku i vetëm i Shqipërisë dhe i shqiptarëve që është regjimi i Edi Ramës, problemi kryesor për të sotmen dhe të nesërmen e shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Ai iu përgjigj gazetarëve edhe lidhur me akuzat se ka një pazar mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

“Edhe njëherë shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit të vetëm, timit, të Partisë Demokratike, të çdo shqiptari të ndershëm, të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluara nga goja e një njeriu vlerësimi për kontributin e të cilit e kam dhënë dje dhe i qëndroj edhe sot”, tha Basha.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk ka rrugë tjetër përveçse e bashkuar t’i prijë kësaj beteje për shqiptarët dhe për Shqipërinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.