Politika

Basha: Rama-Meta po vendosin aparteidin social për pensionet

lulzim-basha-525x350Partia Demokratike ka organizuar të enjten një tryezë për reformën e pensioneve me aktore të ndryshëm si, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura, përfaqësues të partive aleate, shoqatat e të përndjekurve, grupet e interesit, specialiste dhe eksperte të pensioneve etj.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për marrjen e vendimeve të nxituara, pa dëgjuar sindikatat, grupet e interesit dhe opozitën. Takimi ka vlera të mëdha dëgjimore, tha Basha “Pikërisht këtë qeveria nuk po e bën. Qeveria Rama-Meta nuk po dëgjon zërin e sindikalisteve, nuk po dëgjon grupet e interesit, refuzon të hap sytë, çfarë ka për të thënë opozita, pra është në një gjendje shurdhërie dhe po nxiton të marrë vendime dhe duket qartë që janë në kundërshtim të hapur e të plotë me grupet e interesit”.

Basha tha se, “Rama-Meta po vendosin aparteidin duke nxjerrë jashtë sistemit të përfitimit të pensioneve gjysmën e shqiptareve, qe do të thotë të shuash shpresën e përfitimit të pensioneve për shumë kategori dhe ata nuk po ndalen me politikat antisociale. Pashpirtësia e kësaj skeme është evidente.”

Specialistë të pensioneve e deputete të opozitës sollën në vëmendje reformën e njëanshme që ka ndërmarrë qeveria, duke përjashtuar kategori të ndryshme nga skema e pensioneve, pa dëgjuar zërin e opozitës dhe grupeve të interest të prekur nga skema e re e pensioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button