“Basha tradhtoi vendin”, Topalli: Për sa kohë është në opozitë, Rama do të jetë në qeveri
Ish numri dy i PD-së tha e prerë se për sa kohë Basha do jetë në opozitë, kryeministri Edi Rama do të jetë në krye të vendit.
“Nuk e kisha menduar se PD do të ruante vetëm siglën dhe germën e PD e do të kthehej në një forcë politike të mbyllur duke mbyllur kartën morale. Një vend që ka 33% të varfër ekstremë, 60% e të varfërve që nuk ka mundësi që të sigurojë bukë. Vendi i parë në botë të të rinjve të larguar nga vendi. Përgjegjësia më e madhe është e kryetarit të qeverisë. Është e kundërta e asaj që thonë, faktet, qëndrimet,vendimet kanë treguar se kemi pasur një mungesë qeverisje, një opozitë të munguar, plakje, pasigurie që e ka bërë që çdo shqiptar ta humbi shpresën se ky vend nuk do të bëhet. Shqiptarët ikin se nga qeveria nuk mund të gjejnë asgjë për të përballuar të ardhmen në shtëpinë e tyre, shqiptarëve u mungon shpresa, politika nuk jep shpresë dhe marrin vendimin e vështirë që të lenë shtëpinë e tyre dhe të marrin rrugët e botës duke mos ditur ku të ikin, është një dramë, por do të jetë një problem shumë i madh, nëse ikën rinia nuk ka të ardhme. Nuk kam asnjë dëshirë për të folur me Lulzim Bashën. Unë bëj një ndarje të madhe të atyre demokratëve atyre që ikën, ai i preu në besë, më pas i tradhtoi në koncesionarin e rrugës së kombit, protestuesit kërkonin që të mos paguanin taksa shtesë, pastaj tradhtoi me Astirin, me Teatrin e në fund me reformën në drejtësi. Basha tradhtoi vendin, nëse do të kishim një opozitë të pakorruptuar me misionin e opozitarit ne nuk do të ishim sot duke pasur kryeministër Edi Ramën. Për sa kohë të jetë Lulzim Basha, Edi Rama do të jetë në qeveri. Deri në momentin që kishte dy forca tradicionale kishim dy ose tre kryetarë sigurisht që kjo ishte mundësia e një përsëritje e një monopolizimi të pasurisë ekonomike, vendit etj”, tha Topalli.
“Lëvizja për Ndryshim” sipas saj do të sjellë shpresën në vendin tonë dhe synimi kryesor është rrëzimi i tre figurave kryesore prej shumë vitesh në politikën shqiptare.
“Janë shtuar shumë qytetarë që janë të zhgënjyer nga Edi Rama, vendosën që të qëndronin në shtëpi e të mos votonin për ndryshim. Lëvizja për ndryshim është për të sjellë shpresën në vendin tonë. Unë kam folur për zgjedhjet e manipuluara, nuk kam votuar për Lulzim Bashën, të gjithë jemi përgjegjës për situatën që ndodhet Shqipëria. Në një përpjekje jo të lehtë kemi ndërmarrë krijimin e kësaj lëvizje, nuk është një parti, por do të shkulë sistemin e tre kryetarëve, pasi ata nuk janë të përjetshëm, qytetarët e kanë të qartë që me votën e tyre mund të bëjnë diçka. Nëse shqiptarët janë të kënaqur ok le t’i votojmë ata,por unë besoj në reagimin e tyre dhe ndoshta është momenti që pas 3 dekadave duhet të mbyllin ciklin”, tha Topalli.
Kujtojmë se në datën e zgjedhjeve të këtij viti, më 25 prill, Topalli do të jetë në garë me partinë e saj “Lëvizja për Ndryshim”, ndërsa e prezantoi para disa javëve.