☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.84 ▼2.51%
ARI 4,758 ▲1.69%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,355 ▲ +2.22% ETH $2,128 ▲ +3.55% XRP $1.3512 ▲ +2.51% SOL $82.8900 ▲ +2.38%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,758 ▲1.69 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.84 ▼2.51 % ARI 4,758 ▲1.69 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Politika

Basha zbulon detaje nga përjashtimi i Berishës: E kërkuan amerikanët, shmangëm koston ndaj PD

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në “Open” u shpreh se vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga Grupi Parlamentar i PD-së erdhi pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai shprehet se ka tejkaluar interesat personalë, për të mirën e Partisë Demokratike.

“SHBA ka kërkuar përjashtimin nga Kuvendi, përjashtimin nga partia. Vendimi i marrë në 9 shtator, u bë me qëllim që të shmangte koston ndaj demokratëve dhe Partisë Demokratike. Partia Demokratike kishte vendosur një standard dhe me ‘non grata-t’ e tjera. Falë investimit politik dhe personal të kryetarit, u arrit në një vendim të tillë deri në përfundimin e hetimeve, duke bërë realitet premtimin e Berishës që nuk do ta përfshijë PD në një nivel të tillë”.

Ai lë të nënkuptohet se nëse nuk do të përjashtonte Berishën, pasojat për partinë më të madhe opozitare do të ishin të rënda, duke shtuar se edhe Berisha e ka të qartë ç’do të thotë pasojë për një parti në raste të tilla.

Vendimin e sheh si më të mirin e mundshëm për ish-liderin demokrat, pasi në këtë mënyrë Berisha nuk u largua nga kuvendi: “Falë investimit tim politik dhe personal, në përmasa që nuk do t’i bëja për veten time, një distancim i Berishës nga PD u kthye në një pezullim”.

Basha këmbëngul se nuk ka ndërmend të diskutojë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, që e shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij ‘non grata’, pasi është përfshirë në korrupsion të nivelit të lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.