☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.79 ▼2.55%
ARI 4,772 ▲1.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,481 ▲ +2.59% ETH $2,132 ▲ +3.99% XRP $1.3558 ▲ +2.74% SOL $83.4100 ▲ +3.26%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.79 ▼2.55 % ARI 4,772 ▲1.99 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.79 ▼2.55 % ARI 4,772 ▲1.99 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Baton Haxhiu: Serbia s’ka interes për Veriun, do precedentë për Bosnjën

Baton Haxhiu, një njohës shumë i mirë i çështjes së Kosovës, si dhe një ndër përkrahësit e idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve me Serbinë, ishte i ftuar ditën e emisionin “Top Talk” të Tv “Top Channel”.
Ndër të tjera, Baton Haxhiu theksoi se interesi i Serbisë sa i përket mundësisë së korrigjimit të kufijve, nuk është Veriu i Kosovës, por vendosja e një precedenti për ta shfrytëzuar atë më pas me Bosnjën.

“Synimi i Serbisë me ndryshimin e kufijve me Kosovën është vendosja e një precedenti, të cilin do të synojë ta përdorë më pas me Bosnjën dhe nuk është veriu i Kosovës”, tha Baton Haxhiu.

Ai tha gjithashtu se mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e ndërkombëtareve, ka pasur një marrëveshje, por më pas gjërat kanë rrjedhur në anën e kundërt. Ndërsa shton se BE është duke përdorur dy standarde, ku Serbia është favorizuar, pavarësisht shkeljeve.

“Ka pas një marrëveshje mes dy palëve me ndërmjetësimin e BE, por më pas kanë ndodhur gjëra të pakujtueshme. Serbia ka hequr nenin për ndjekjen e kriminelëve për krimet e luftës, në të njëjtën kohë, Serbisë i është hapur kapitulli, ndërsa Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat. Serbia nuk i heq sanksionet ndaj Rusisë, blen armë nga ajo. Kurse Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk i hapen negociatat. Serbia është shërbyer nga BE, edhe pse ka bërë disa shkelje”, tha Baton Haxhiu.

Ndërkohë Baton Haxhiu është shprehur se Bashkimi Europian ka përdorur dy standarde sa i përket Serbisë dhe anës tjetër, Kosovës, Shqipërisë, por edhe Maqedonisë, thotë Haxhiu.

“Ka pas një marrëveshje mes dy palëve me ndërmjetësimin e BE, por më pas kanë ndodhur gjëra të pakujtueshme. Serbia ka hequr nenin për ndjekjen e kriminelëve për krimet e luftës, në të njëjtën kohë, Serbisë i është hapur kapitulli, ndërsa Kosovës nuk i janë liberalizuar vizat. Serbia nuk i heq sanksionet ndaj Rusisë, blen armë nga ajo. Kurse Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk i hapen negociatat. Serbia është shërbyer nga BE, edhe pse ka bërë disa shkelje”, tha Baton Haxhiu.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.