☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 100.10 ▲4.22%
ARI 4,395 ▼1.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $76,910 ▼ -3.31% ETH $2,415 ▼ -3.79% XRP $1.3586 ▼ -5.38% SOL $98.9700 ▼ -5.37%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 100.10 ▲4.22 % ARI 4,395 ▼1.46 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 100.10 ▲4.22 % ARI 4,395 ▼1.46 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Maqedonia

BDI: Kasami harron flamurin shqiptar, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon përgjegjësi institucionale për Bilall Kasamin, pasi sipas tyre, ai në shënimin e 35-vjetorit të pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Tetovë ka zgjedhur të vendosë flamurin e Verginës, ndërsa ka lënë jashtë flamurin kombëtar shqiptar.

“Kjo nuk është çështje protokolli, por një tregues i qartë i qasjes së pushtetit ndaj simbolit kombëtar shqiptar.VLEN në programin e tij zgjedhor premtoi se flamuri, himni dhe stema kombëtare shqiptare do të përdoren njëjtë me simbolet maqedonase. Por sapo u futën në Qeveri pa legjitimitet nga vota shqiptare, premtimet u harruan”.

“Fillimisht, Maksim Dimitrievski e ndaloi përdorimin e flamurit kombëtar shqiptar në zyrën e tyre; më pas pamë ministra që shmangnin praninë e tij në fotografitë zyrtare, ndërsa gjatë fushatës zgjedhore lokale flamuri shqiptar mungonte pikërisht aty ku duhej të ishte më i dukshëm. Tani, në një festë shtetërore, kur përdorimi i tij parashihet me ligj, flamuri shqiptar sërish mungon”.

“Kulmi i kësaj hipokrizie është se, deri sa flamuri kombëtar shqiptar lihet jashtë, në mes të Tetovës vendoset flamuri i Verginës, një simbol që nuk është simbol zyrtar i shtetit dhe është në kundërshtim me Marrëveshjen e Prespës. Pra, për ata që premtonin barazi të simboleve kombëtare, flamuri shqiptar nuk paska vend, ndërsa një simbol i painstitucionalizuar paska vend në një ceremoni shtetërore. Kjo flet më shumë se çdo deklaratë për politikën e tyre të sotme”, thonë nga BDI.

BDI kërkon që organet kompetente të verifikojnë bazën ligjore të këtij veprimi dhe përgjegjësinë e personave që kanë urdhëruar, autorizuar apo realizuar vendosjen e flamurit të Verginës, si dhe të sqarojnë pse është lënë jashtë flamuri shqiptar.

“Ligjet nuk mund të zbatohen në mënyrë selektive dhe premtimet për barazi nuk mund të përdoren vetëm për të marrë votën e shqiptarëve. Kasami mund të bëjë kompromise politike për të mbajtur edhe një ditë më shumë postin, por nuk mund ta shesë dinjitetin dhe simbolin kombëtar shqiptar. 35-vjetori i pavarësisë duhet të jetë ditë e respektimit të shtetit, ligjit dhe barazisë, jo ditë e turpërimit dhe mohimit të simbolit shqiptar”, thonë nga BDI./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.