☁️
Tiranë 16°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,157 ▲ +0.87% ETH $2,272 ▲ +1.16% XRP $1.2551 ▲ +0.55% SOL $95.5800 ▼ -0.04%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Policia e Lezhës bllokon makinën luksoze “Rolls-Royce”, nis hetimi pasuror për pronarin me banim në Britani: S&#

Policia e Lezhës ka nisur një aksion të përqendruar ndaj automjeteve luksoze që qarkullojnë në qytet, me synim verifikimin e origjinës së tyre dhe zbulimin e pasurive me burim kriminal.

Në kuadër të këtij aksioni, shërbimet e Hetimit të Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Policinë Rrugore, kanë bllokuar një mjet luksoz të tipit “Rolls-Royce”.

“Gjatë verifikimeve të kryera në terren lidhur me historikun e blerjes, shitjes dhe posedimit të mjetit, policia konstatoi mungesë të plotë dokumentacioni zyrtar. Për këtë arsye, u vendos bllokimi administrativ i automjetit “Rolls-Royce”, ndërsa materialet i kaluan strukturave përkatëse për nisjen e një hetimi pasuror ndaj pronarit të tij, shtetasit me iniciale F. M., me banim në Mbretërinë e Bashkuar”, tha policia.

Policia e Lezhës bëri me dije se këto kontrolle të përbashkëta do të vijojnë edhe në ditët në vijim ndaj mjeteve të kategorisë luksoze, me fokus goditjen e pastrimit të produkteve të veprës penale dhe parandalimin e trafikimit të mjeteve të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.