⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,777 ▲ +0.47% ETH $2,237 ▲ +0.81% XRP $1.1597 ▼ -2.19% SOL $89.6200 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

FOKUS – Gjermania: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes për “frenim të besueshëm” ndaj Rusisë

BERLIN, 10 shtator /ATSH – AA/ – Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johann Wadephul, ka deklaruar se aleatët e NATO-s duhet të përshpejtojnë prodhimin në industrinë e mbrojtjes nëse Perëndimi dëshiron të ruajë një “frenim të besueshëm” ndaj Rusisë

Duke folur para gazetarëve në Berlin së bashku me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, Wadephul tha se tentativa e sulmit me dron në Aeroportin e Leipzigut muajin e kaluar tregoi se sa serioz është bërë kërcënimi nga Moska.

Hetuesit gjermanë kanë drejtuar gishtin nga shërbimet ruse të inteligjencës lidhur me këtë sulm, teksa Berlini ka njoftuar sanksione të gjera si kundërpërgjigje.

“Është pjesë e një modeli të agresionit në rritje të Rusisë kundër Evropës dhe NATO-s, qofshin incidente me dronë apo shkelje të hapësirës ajrore që prekin një numër aleatësh në krahun lindor”, tha Wadephul.

“Po shohim gjithashtu një numër në rritje të sulmeve hibride, sulmeve kibernetike, aktiviteteve armiqësore, sabotimeve, fushatave të dezinformimit dhe sulmeve ndaj infrastrukturës kritike”, shtoi ai.

Kryediplomati gjerman tha se disa prej këtyre fushatave synonin të përhapnin frikë dhe të ndikonin në opinionin publik përpara zgjedhjeve të fundit rajonale në Gjermani. Ai falënderoi shefin e NATO-s dhe aleatët e tjerë për mbështetjen ndaj Berlinit pasi Gjermania bëri publike gjetjet e saj lidhur me incidentin në Leipzig.

Sipas tij, aleatët duhet të mbeten të bashkuar politikisht dhe të bëjnë më shumë për të fuqizuar kapacitetet e tyre ushtarake.

“Kjo do të thotë të investojmë më shumë, të prodhojmë më shpejt dhe të kryejmë prokurimet më shpejt. Në fund të fundit, bëhet fjalë për frenim të besueshëm dhe kjo funksionon vetëm nëse realisht zotërojmë kapacitetet e nevojshme”, tha ai.

Wadephul përsëriti se Gjermania, së bashku me aleatët e tjerë evropianë, do të vazhdojë të rrisë shpenzimet e mbrojtjes, të forcojë forcat e saj të armatosura dhe të marrë një pjesë më të madhe të përgjegjësisë për sigurinë brenda aleancës.

Ai tha se Berlini do të vazhdojë t’i ofrojë Ukrainës mbështetje të fuqishme ushtarake, mbi të gjitha në fushën e mbrojtjes ajrore. Kjo përfshin raketa shtesë interceptuese para dimrit për të mbrojtur qytetet dhe infrastrukturën energjetike, shtoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.