☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,599 ▼0.5%
DOW 52,173 ▼0.4%
NASDAQ 26,070 ▼0.7%
NAFTA 99.92 ▲4.03%
ARI 4,396 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
₿ CRYPTO
BTC $77,019 ▼ -2.99% ETH $2,427 ▼ -3.3% XRP $1.3639 ▼ -4.79% SOL $99.5100 ▼ -4.48%
S&P 500 7,599 ▼0.5 % DOW 52,173 ▼0.4 % NASDAQ 26,070 ▼0.7 % NAFTA 99.92 ▲4.03 % ARI 4,396 ▼1.44 % S&P 500 7,599 ▼0.5 % DOW 52,173 ▼0.4 % NASDAQ 26,070 ▼0.7 % NAFTA 99.92 ▲4.03 % ARI 4,396 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8587 EUR/CHF 0.9419 EUR/ALL 92.0706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3416 EUR/TRY 56.4313 EUR/JPY 178.70 EUR/CAD 1.6050
10 Sep 2026
Breaking
Bota

FOKUS – BE: Kërkesat për azil bien në nivelin më të ulët që nga viti 2021

BRUKSEL, 10 shtator /ATSH – AA/ – Agjencia e Bashkimit Evropian për Azilin (EUAA) ka njoftuar se numri i kërkesave për azil të paraqitura në vendet e BE+ ra në nivelin më të ulët për gjysmën e parë të vitit që nga viti 2021.

Vendet e BE+ pranuan rreth 332 mijë kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare në gjashtë muajt e parë të vitit 2026, një rënie prej 17 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

BE+ përfshin 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe Norvegjinë dhe Zvicrën.

Agjencia tha se rënia, e cila ka vazhduar që nga fundi i vitit 2024, pasqyron një ndryshim në kombësitë e azilkërkuesve, në një kohë kur Siria po kalon një “tranzicion politik të brishtë, por të vazhdueshëm”, si dhe bashkëpunimin e BE-së me vendet e origjinës dhe tranzitit.

Ajo shtoi se përshkallëzimi i armiqësive në Lindjen e Mesme nuk ka rezultuar në rritje të kërkesave për azil në BE+.

Afganët paraqitën numrin më të madh të kërkesave, me 39 mijë, 7 për qind më pak krahasuar me një vit më parë. Kërkesat nga venezuelasit ranë me gati një të tretën, në 33 mijë, prej të cilave 93 për qind u paraqitën në Spanjë.

Ndërkohë, kërkesat nga shtetasit e Bangladeshit u rritën me 13 për qind, në 20 mijë.

Franca pranoi numrin më të madh të kërkesave, me 69 mijë, duke përbërë rreth një të pestën e totalit në BE+. Ajo u pasua nga Italia me 66 mijë, ndërsa Spanja dhe Gjermania pranuan nga 55 mijë kërkesa secila.

Së bashku, këto katër vende pranuan rreth tri të katërtat e të gjitha kërkesave.

Greqia regjistroi numrin më të lartë të kërkesave në raport me popullsinë, duke pranuar 23 mijë kërkesa, ose afërsisht një për çdo 400 banorë.

Shkalla e njohjes së kërkesave në BE+ ishte 31 për qind, që do të thotë se më pak se një e treta e vendimeve të shkallës së parë rezultuan me dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare për aplikantët.

Rreth 56 për qind e kërkesave u paraqitën nga shtetas të vendeve që, sipas rregullave të reja të BE-së për azilin, mund t’u nënshtrohen procedurave kufitare ose të përshpejtuara për shkak të shkallës së ulët të njohjes ose përcaktimit të vendeve të tyre si vende të sigurta të origjinës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.