🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.18 ▼2.48%
ARI 4,689 ▲1.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -1.43% ETH $2,141 ▼ -2.83% XRP $1.4493 ▼ -0.81% SOL $89.1100 ▼ -1.27%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.18 ▼2.48 % ARI 4,689 ▲1.8 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Rajoni

BE dhe kinezët në Ballkan: Pavarësisht influencës së Kinës, Ballkani mbetet i ankoruar në BE

Pavarësisht rritjes së influencës së Kinës, Ballkani vazhdon të mbetet i ankoruar në BE.
Në raportin e fundit të BERZH-it analizohet prania në rritje e Pekinit në rajon, ku Kina po mësyn furishëm ekonomikisht përmes megaprojektit të saj “një rrip, një rrugë”. Gjatë periudhës së viteve 2015-2016, volumi tregtar mes saj dhe vendeve përgjatë “rrugës së mëndafshtë” mbërriti në 3,3 miliardë euro, gjysma në Serbi, por Bashkimi Europian vazhdon të mbetet partneri më i rëndësishëm tregtar i shteteve ballkanike.
Raporti shqyrton me kujdes situatën në Serbi, Maqedoni e Bosnje-Hercegovinë, shkëmbimi tregtar i të cilave me Kinën sistemohet thuajse eksluzivisht në favor të gjigandit aziatik. Rëndësinë e Beogradit për iniciativën kineze e vuri në dukje edhe Presidenti i Kinës, Xi Jingping, i cili mendon se Serbia luan rol qendror në bashkëpunimin mes Pekinit dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Jugore.
Kina është kthyer në një kreditor të rëndësishëm të projekteve infrastrukturore serbe e si pjesë të strategjisë së gjerë të saj për të depërtuar në Ballkan e në tregjet europiane ka çelur në kryeqytetin serb edhe një degë të “Bank of China”. Raporti del në përfundimin se në përgjithësi investimet kineze përgjatë rrugës së mëndafshtë në Ballkan mirëpriten nga politikëbërësit e rajonit, por shtetet e tij vazhdojnë të mbeten të angazhuara ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe NATO.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.