Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,655 ▼ -1.4% ETH $2,078 ▼ -1.13% XRP $1.3947 ▼ -2.26% SOL $87.3600 ▼ -1.77%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Politika

Begaj dënon deklaratat e ministres angleze për emigrantët: Të hapet mikrokonsullatë angleze në Kukës që qytetarët të ikin me viza pune në Britani

Presidenti i Republikës, Bjram Begaj bëri thirrje dje nga Kukësi ku ishte për vizitë,  qeverisë britanike, që të hapë një konsullatë në Kukës dhe t’u japë mundësi të rinjve të kësaj zone të ikin drejt Anglisë në mënyrë të rregullt.
“Një kërkesë tjetër e imja ka të bëjë me hapjen e një mikro-konsullate angleze në Kukës që të bëjë të mundur që qytetarët të ikin me viza të përkohshme për të punuar si punëtorë sezonalë”, tha ai.
Presidenti i Republikës Bajram, komentoi edhe deklaratat e ministres britanike Suella Braverman, që i quajti shqiptarët që emigrojnë drejt Anglisë si kriminelë. Kreu i shtetit u shpreh se nuk mund të etiketohen shqiptarët si pushtues për faktin se ata jetojnë dhe punojnë kudo në botë.
“Shqiptarët janë integruar në shumë vende të botës dhe kanë ndërtuar jetën dhe punuar në mënyrë normale duke paguar taksa. Nuk është e drejtë të bullizohen në këtë lloj gjëje. Natyrisht ka edhe elemente anësore të padëshiruar që mund të kenë lidhje me krimin. Por nuk janë vetëm shqiptarët. I kam kërkuar qeverisë britanike investimet e saj t’i bëjë në drejtim të zonave ku ka emigrante, rruga e duhur për mua dhe kërkesa ime ndaj tyre është investimet e qeverise angleze ne këtë rajon të behen te prekshme nga qytetaret dhe mos te jene vetëm ne kuadrin e këshillimeve. Por të jenë investime me qëllim që këta qytetarë që ikin për një jetë më të mirë të punojnë e të jetojnë në Kukës, Dibër, Has e Tropojë”.

Disa ditë më parë, Braverman u shpreh se se shumë shqiptarë pretendojnë për azil ‘të rremë’ në Britani, pavarësisht se paguajnë mijëra për të mbërritur në tokën angleze. Ajo tha se abuzimi ‘duhet të ndalet’ dhe se Mbretëria e Bashkuar dhe francezët do të punojnë më ngushtë për të trajtuar migracionin e paligjshëm.

Ardhjen e emigrantëve drejt Britanisë, ministrja e quajti një “pushtim” të vendit të saj, ndërsa u kritikua nga kryeministri Edi Rama, i  cili theksoi se shqiptarët në Britani nuk janë me miliona, por 140 mijë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.