🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,793 ▼ -1.56% ETH $2,054 ▼ -3.46% XRP $1.3146 ▼ -2.14% SOL $79.3500 ▼ -1.59%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Belinda Balluku, ministrja e re e Infrastrukturës dhe Energjisë

Belinda Balluku do të marrë detyrën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke zëvendësuar në këtë post ministrin aktual Damian Gjiknuri.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot ndryshimet në qeveri, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Kryeministri vlerësoi veçanërisht Damian Gjiknurin, si ministrin që ka lënë një shenjë të pashlyeshme në reformimin rrënjësor të sistemit të energjisë.

“Për fat të keq, ajo që ka ndodhur së fundi me tenderin në lotin e Unazës së re ka errësuar padrejtësisht gjithë kontributet e tij. Ai është ministri që ka lënë një shenjë të pashlyeshme në reformimin rrënjësor të sistemit të energjisë dhe pavarësisht se çfarë mund t’i atribuohet lidershipit dhe kokëfortësisë time në atë drejtim, pa Damianin ajo reformë do të ishte e pamundur”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “askush tjetër nga ministrat me të cilat kam punuar nuk i ka kapacitet e tij drejtuese dhe menaxhuese dhe është një investim i padiskutueshëm i PS-së”.

Kryeministri theksoi se, në rastin e historisë së majisur të tenderit të lotit të parë të Unazës së re, reagimi ishte i menjëhershëm.

“Një kompani apo shumë kompani me dokumente të falsifikuara nuk përbën asnjë risi, as në Shqipëri, as në SHBA apo në botë. Është fat që hetimet janë të dyanshme, janë në Shqipëri dhe në Amerikë dhe do ta zbardhin deri në fund të gjithë zinxhirin e fajit”, tha Rama.

Ai vlerësoi punët e bëra me shumë mençuri nga Gjiknuri dhe trasenë që ai ka shtruar për pasardhësin.

“Damiani do të vazhdoj me më shumë sukses punën e tij në qarkun e Vlorës, ku do të bëhet një reformë e thellë e administratës atje, për t’i dhënë çdo zyre fytyrën e ambicieve tona”, tha Rama.

Ministrja e re Belinda Balluku, është drejtorja aktuale e Albkontrollit dhe sipas Ramës, i ka të gjitha atributet për ta drejtuar me sukses këtë ministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.