Sporti ne bote
Benzema e prezanton “Topin e artë” aty ku e nisi futbollin
Në një klimë me ovacione nga të gjithë tifozët në stadium, Karim Benzema shumë i emocionuar, e ka prezantuar “Topin e artë” në “Groupama”, aty ku e nisi futbollin.
Nga viti 2005 deri në vitin 2009 Benzema ishte pjesë e Lyonit, ku në 112 ndeshje realizoi dyzet e tre gola.
Në vitin 2009 francezi ishte larguar drejt Real Madridit.
Benzema e arritu suksesin e jashtëzakonshëm, marrjen e “Topit të artë” në mbrëmjen e 17 tetorit. Kishte qenë e pritshme pas tërë asaj që kishte treguar këtë vit, duke qenë më meritori për suksesin e Real Madridit.