☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.64 ▲0.13%
ARI 4,075 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,095 ▼ -5.17% ETH $2,238 ▼ -7.46% XRP $1.1942 ▼ -9.37% SOL $90.0400 ▼ -6.72%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.64 ▲0.13 % ARI 4,075 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Politika

Berisha pas takimit me zyrtarin e CDU: Do intensifikojmë bashkëpunimin, integrimi në BE duhet të jetë proces i bazuar në merita

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh sot pas takimit me një zyrtar të CDU-së se bashkëpunimi mes palëve do të intensifikohet në shërbim të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Sipas Berishës, integrimi në bashkësinë europiane duhet të jetë proces i bazuar në mertia.

“Ramë dakord që të intensifikojmë bashkëpunimin në interesin më të mirë të procesit të integrimit të Shqpipërisë në BE, i cili, theksoj edhe njëherë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, sepse vetëm një proces i bazuar në meritë është interesi absolut i qytetarëve shqiptarë. Është interesi absolut më i mirë i qytetarëve të BE”, tha ai.

Sipas Berishës, integrimi në BE nuk mund të bëhet nga kryeministri Edi Rama, teksa hodhi një sërë akuzash në drejtim të tij.

“Një Shqipëri, epiqendër operacionale e organizatave kriminale të rajonit, të Europës dhe të botës, siç cilësohet në disa raporte të Departamentit të Shtetit, është një rrezik real për paqen, sigurinë në Shqipëri, rajon e me gjerë. Ndaj dhe kushtet, për mendimin tim, se jemi dakord me miqtë, duhet të jetë një proces i bazuar në meritë, çka ekzistojnë të gjitha mundësitë, por jo me Edi Ramën. Edi Rama është udhëheqës kryesor i klaneve të drogës në Shqipëri”, u shpreh kreu i PD-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.