☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,810 ▲ +0.27% ETH $2,693 ▲ +0.52% XRP $1.4884 ▲ +0.14% SOL $120.2800 ▲ +1.03%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Olivia Rodrigo zbulon problemin shëndetësor me veshin

Këngëtarja e njohur Olivia Rodrigo ka bërë një zbulim për shëndetin e saj gjatë një interviste të fundit, duke treguar se ka humbur një pjesë të konsiderueshme të dëgjimit në njërin vesh.

Gjatë një paraqitjeje në radion KISS FM, artistja foli për albumin e saj të ri, “You Seem Pretty Sad For A Girl So In Love”, i cili pritet të publikohet më 12 qershor. Në bisedë, një nga moderatorët e pyeti me humor se “çfarë nuk shkon me të”, duke iu referuar titullit të një prej këngëve të reja, “What’s Wrong With Me?”.

Për habinë e të pranishmëve, Olivia Rodrigo u përgjigj duke folur për problemin e saj me dëgjimin.

“Ka mjaft gjëra që nuk shkojnë me mua. Në fakt, jam rreth 60% e shurdhër nga veshi i majtë. Nëse do të ishe ulur në atë anë dhe do të përpiqeshe të më tregoje një sekret, nuk do të mund ta kuptoja se çfarë po më thoshe”, u shpreh ajo.

Më pas, duke treguar veshin e djathtë, shtoi me shaka se “Nëse do të më tregosh një sekret, eja nga kjo anë”.

Deklarata e saj shkaktoi habi te moderatorët e emisionit.

Njëra prej tyre theksoi se është e jashtëzakonshme që një artiste me një karrierë kaq të suksesshme muzikore përballet me një problem të tillë dëgjimi, duke pasur parasysh se puna e saj lidhet ngushtë me muzikën dhe përdorimin e vazhdueshëm të kufjeve profesionale.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.