Berisha: Vetëm revolucioni demokratik shpëton vendin
Ish-Kryeministri Sali Berisha reagon pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme që Kuvendi të japë autorizimin për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan: “Prokuroria i kerkoi Parlamentit autorizimin per arrestimin e dy deputeteve te mazhorances se qelbesirave Tom Doshi dhe Mark Frroku, sepse jane perfshire ne nje komplot antimazhorance dhe kane akuzuar Ilir Meten per skenarin e vrasjes te deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Prokuroria nuk ka kerkuar heqjen e imunitetit te Ilir Metes, i cili pas zbulimit te komplotit kunder tij, thirri familjaret e deputetit Fufi, shpifi ne menyren me te ulet dhe u tha atyre se vellain e tyre do ta eleminoje Sali Berisha. Meta ne krye te Parlamentit ka kryer nje krim te shemtuar, por ne emer te barazise para ligjit ai nuk mund te akuzohet sepse vertet ne “fermen e derrave” te gjithe derrat jane te barabarte por disa derra, nder ta dhe Meta, jane me te barabarte se te tjeret”.
Berisha, ashtu sikurse edhe disa ditë më parë, theksoi se vetëm një revolucion demokratik shpeton vendin nga ata që sipas Berishës janë vrasesit ne krye te mazhorances dhe fallangat e tyre ne trungun dhe gjymtyret e saj.
Vetem “revolucioni demokratik” sdhpeton saliun,lulin, ristanin.
Vetem “revolucioni demokratik” shpeton saliun,lulin, ristanin.