🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.28 ▼1.13%
ARI 4,702 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,404 ▲ +3.91% ETH $2,144 ▲ +5.71% XRP $1.3435 ▲ +4.71% SOL $82.3100 ▲ +4.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.28 ▼1.13 % ARI 4,702 ▲0.47 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.28 ▼1.13 % ARI 4,702 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Politika

Berisha vijon akuzat ndaj Irena Gjokës: Falsifikoi edhe kombësinë, Dumani i hapi çështje pa emër dhe ia mbylli me emër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, për manipulim të një çështjeje penale, duke pretenduar se Irena Gjoka është shpallur e pafajshme në mënyrë të padrejtë.

Sipas Berishës, ajo ka falsifikuar dokumente dhe kombësinë, duke u paraqitur si minoritare në Greqi, ku sipas tij është dënuar edhe nga gjykata. Ai pretendon se çështja ndaj saj është hapur pa emër për të shmangur pasojat ligjore dhe më pas është mbyllur me emër.

Berisha akuzoi gjithashtu se vendimmarrja është ndikuar politikisht dhe e cilësoi këtë një rast unik në historinë e drejtësisë.

Pjesë nga deklarata e Berishës

Sot thashë se Dumani merr edhe mbiemrin Maneku sepse në një akt më të turpshëm, në një akt flagrant të mbrojtjes së krimit, Edi Rama dhe Altin Dumani nxorën të pafajshme Irenën me 5 mbiemra.

Çdo qytetari i kërkoj vëmendjen e tij sepse ky është një rast unik në historinë e drejtësisë.

Se si një kriminele, se si një delinkuente hap dosje me urdhër të Ramës tek Altin Troplini me qëllimin e vetëm për t’u nxjerrë e pafajshme.

Irena Maneka Gjoka Dumani sipas dokumenteve që kam paraqitur këtu, është përzënë, zbuar dy herë nga Greqia sepse ka falsifikuar dokumente dhe jo vetëm dokumente, por ka falsifikuar edhe kombësinë e saj.

Ka shkuar me dokumente dhe vizë të falsifikuar, çka dënohet si akt, por ka shkuar edhe me kombësi të falsifikuar pasi është paraqitur si minoritare, në një kohë që ajo është myzeqare.

Përveç kësaj Irena Maneku Gjoka Dumani ka mashtruar sepse ka autorizuar avokatin që të ndjekë çështje gjyqësore, në ndjekje të çështjes gjyqësore, gjykata administrative e Janinës e ka dënuar me një vit burg për falsifikimin.

Tani shikoni se çfarë horrash pa moral, pa nder, pa dinjitet, pa ligj janë këta.

KLP e merr në shqyrtim dosjen dhe pasi prokurori i përgjithshëm deklaron se është e dënuar në Greqi, Irena Gjoka Maneku, KLP e Irenës apo Irenat e KLP nuk e marrin në shqyrtim vendimin e prokurorisë por deklarojnë se këtë duhet ta shqyrtojë ILD-ja, sikur kjo nuk ishte gjykatëse.

Prisni, shkojmë më tutje.

Altin Troplini, me urdhër të Edi Ramës sepse kjo që ta dini është fort shoqe që drekon dhe darkon me Lindën e Surrelit. Në fakt ka një restorant atje që muret e tij flasin shumë.

Pra, darkon dhe drekon me Lindën e Surrelit.

Pra, me porosi të Edi Ramës, Altin Troplini i hap çështje pa emër kësaj, sepse po t’i hapte çështje penale me emër siç ishte njeriu i përzënë nga Greqia, njeriu i dënuar në Greqi, atëherë ajo duhet të largohej nga detyra automatikisht me hapjen e çështjes penale.

Por çështja penale u hap pa emër për t’u mbyllur me emër.

Një mbyllje të tillë të turpshme mund të bëjë vetëm Altin Troplini dhe askush tjetër.

Mbyllja e turpshme ishte se Irena me 5 mbiemra nuk e ka ditur, pavarësisht se ka autorizuar avokatin, por nuk e ka ditur se është dënuar nga gjykata.

Dhe me këtë rast ajo del e pafajshme, paçka se në të gjitha rastet e tjera të padijes, i padituri është dënuar pa asnjë hezitim.

Kanë qenë gjykatës të lartë dhe kushtetues, janë dënuar dhe nuk u është pranuar deklarata e tyre se nuk e dinin.

Edhe këshilltarë të këshillave bashkiakë janë dënuar dhe nuk është pranuar se nuk e kanë ditur dënimin në një vend tjetër.

Nuk ka një akt më të shëmtuar.

Kjo është fytyra e tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.