Ekonomia

BERZH mbledh udhëheqësit e Ballkan në Londër

Më 22 shkurt në Londër takimi i kryeministrave të vendeve të rajonit për të diskutuar mbi investimet dhe mundësitë e të bërit biznes.

Shqipërisë, Bosnjettts, Kroacisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë), pritet të mblidhen së bashku në Londër javën e ardhshme me 22 shkurt, për të diskutuar rreth cështjes së investimeve dhe mundësive që ato ofrojnë për të bërë biznes në vendet e tyre. Ky është takimi i dytë i këtij lloji që organizohet nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, BERZH, pas atij të shkurtit të vitit 2014.

Do të jetë presidenti i BERZH-it Suma Chakrabarti dhe ministri i Jashtëm britanik Philip Hammond, që do të hapin konferencën, e cila do të vazhdojë më pas me panelin ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e Ballkanit. Në tre panele të tjerë, ku do të diskutohet për zhvillimin e rrjeteve të Transportit, për energjinë e rinovueshme dhe axhendën e privatizimeve në Ballkanin Perëndimor, do të marrin pjesë anëtarë të kabineteve qeveritare, sipërmarrës dhe investitorë.

Takimi i nivelit të lartë, ka si synim nxitjen e investimeve të huaja direkte në rajon dhe projektet e përbashkëta ndërkufitare. Gjatë konferencës do të prezantohet nisja e një projekti të Berzh-it, një platformë e re rajonale për quotimin e titujve të bursave të Bullgarisë, Kroacisë dhe Maqedonisë. Sipas një njoftimi për shtyp të BERZH-it, edhe Bursa sllovene dhe serbe kanë shprehur interesin për t’ju bashkuar kësaj nisem, e cila synon integrimin rajonal të tregjeve të kapitalit.

BERZH-i është ndër investitorët kryesorë në rajonin e Ballkanit. Vetëm vitin e kaluar Banka ka investor afër 1 miliard euro në projekte të ndryshme në sektorin e energjisë, infrastrukturës apo edhe atë finanziar në mbështetje të bujqësisë në vendet ballkanike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button