☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.16 ▲1.26%
ARI 4,061 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,955 ▲ +1.64% ETH $2,358 ▲ +2.09% XRP $1.3336 ▲ +2.89% SOL $101.6900 ▲ +1.62%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.16 ▲1.26 % ARI 4,061 ▼0.33 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.16 ▲1.26 % ARI 4,061 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

AmCham-et e Ballkanit Perëndimor zhvillojnë dialog me Komisionin Evropian në Bruksel

Në Bruksel u organizua Tryeza e Rrumbullakët e Ballkanit Perëndimor, e cila mblodhi përfaqësues të Dhomave Amerikane të Tregtisë (AmCham) të rajonit dhe zyrtarë të rëndësishëm të Komisionit Evropian dhe CEFTA.

Zhvillimi i një dialogu shumëpalësh mbi integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor u fokusua në harmonizimin e prioriteteve mbi reformat, integrimin ekonomik dhe përafrimin me acquis të BE-së.

AmCham Albania u përfaqësua nga drejtori ekzekutiv Neritan Mullaj. Gjatë diskutimit,  Mullaj theksoi rëndësinë e përcaktimit të qartë të prioriteteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor në funksion të përshpejtimit të integrimit të tyre në Bashkimin Evropian, si dhe të hartimit dhe zbatimit të politikave të qëndrueshme që mbështesin këtë proces.

Pjesë e kësaj tryeze që theksoi rolin që bizneset në rajon mund të luajnë përmes përvojës konkrete mbi ndikimin e rregulloreve të BE-së në operacionet dhe investimet, u bënë edhe kryetarja e Komitetit Ligjor, Albana Karapanco dhe Marin Gjonaj.

Pjesëmarrësit gjatë diskutimeve theksuan rëndësinë e lehtësimit të procedurave të tregtisë, reduktimit të barrierave jotarifore dhe adresimit të disa çështjeve rregullatore.

Tregu energjetik dhe integrimi i tij brenda tregut të madh të BE-së ishte një tjetër temë e rëndësishme e diskutimit mes AmCham-eve dhe përfaqësuesve të Komisionit Evropian.

Gjonaj, theksoi në fjalën e tij rëndësinë e menaxhimit të rregullave të taksës CBAM, e cila njihet si taksa e karbonit në kufi për energjinë e rinovueshme në fushën e shitjeve nga Ballkani Perëndimor drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Tryeza përcolli mesazhin e qartë se bashkëpunimi mes rajonit dhe Bashkimit Evropian, i mbështetur në prioritete të përbashkëta dhe koordinim institucional, është thelbësor në përparimin e Ballkanit Perëndimor drejt familjes evropiane.

/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.