🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,834 ▼ -0.08% ETH $2,050 ▼ -0.37% XRP $1.3196 ▲ +1.82% SOL $80.3800 ▲ +1.76%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit

Pas 30 ditëve agjërim, lutje, adhurime, besimtarët myslimanë shqiptarë, dhe ata në mbarë botën, sot festojnë Fitër Bajramin.

Kjo festë ka nisur me faljen e Bajramit. Në Tiranë, qytetarët e besimit myslimanë, si zakonisht, janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kryer ritet e tyre.

Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë.

Gjatë lutjes, kryetari Bruçaj ka kërkuar nga Zoti më shumë begati, paqe e qetësi për shoqërinë dhe atdheun tonë.

Ndërsa, në Prishtinë, besimtarët myslimanë janë mbledhur në Xhaminë e Madhe.

Me një urim iu është drejtuar të gjithë besimtarëve myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. Ky i fundit ka përgëzuar të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej detyrimeve kryesore të fesë islame siç është agjërimi.

Myftiu tha se Kurani mbështet konceptet e moralit e dashurisë mes njerëzve, andaj përmes agjërimit përhapë ndjenjën e përkushtimit, dashurisë e respektit, harmonisë e kënaqësisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.