Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,577 ▲ +0.7% ETH $2,005 ▲ +0.79% XRP $1.3360 ▲ +0.98% SOL $82.4700 ▼ -0.17%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kosova

BIK-u nën akuza, kërkohet reformim

bik-u-n-euml-n-akuza-k-euml-rkohet-reformim_2_hdArrestimet e ditëve të fundit të mbi 40 personave, që dyshohet se kanë lidhje me organizatat terroriste ISIS dhe Al Nusra, si dhe prangosja e një imami në Gjilan, i ka rikthyer debatet për Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) dhe miratimin e Ligjit për Bashkësitë fetare. BIK-u, e pranon se duhet të ketë reforma, po jo vetëm kur ka “sherre apo konflikte”. Imamë dhe politikanë kosovarë kritikojnë tolerimin e hoxhallarëve kontraversë.

Zyra për Informim e BIK-ut thotë se, si çdo institucion tjetër, qoftë fetar apo laik kudo në botë që ka nevojë për reforma, ashtu edhe BIK-u ka nevojë për reforma të sofistikuara.

“Por, reformat nuk duhet të ndodhin vetëm kur ndodhë ndonjë sherr apo konflikt, por ato duhet të ndodhin në vazhdimësi. Sidomos në kohët e sotme moderne kur po përballemi me zhvillime të hovshme shkencore, kulturore, politike, fetare, informative, teknologjike e tjera”, thuhet në përgjigjen e BIK-ut dërguar gazetës “Kosova Sot”, .

Por, profesori i Studimeve Islame në Universitetin e Prishtinës dhe njëherësh kryetar i Sindikatës në BIK, imami Idriz Bilalli, thotë se përgjegjësi kryesor për këtë gjendje është myftiu Naim Tërnava, që nuk mori masa ndaj imamëve kontroversë.

“Ne si Sindikatë e Punëtorëve të Bashkësisë Islame, shqetësimin tonë për dukuri jo të mirë e kemi ngritur qysh herët – para katër pesë viteve – përmes Sindikatës i kemi bërë publike qëndrimet tona. Mirëpo, kjo është çështje e institucioneve të rendit dhe të sigurisë publike të vendit që kanë paraparë të ndërmarrin një hap të tillë”, ka thënë ai.

Edhe deputetja e LDK-së, Alma Lama thotë se, BIK-u ka toleruar imamë radikalë nëpër xhami, që nxisin urrejtje fetare, gjinore dhe kombëtare. Ndërsa sipas saj u takon besimtarëve të vlerësojnë nëse BIK-u po i përfaqëson interesat e tyre dhe a po e justifikojnë ekzistencën e tyre.

Ndërsa deputeti i Partisë së Drejtësisë, Gëzim Kelmendi, thotë se në Kosovë nuk kemi ende ligjin për bashkësi fetare, por sa i përket ekstremizmit, Kosova ka policinë, dhe Agjencinë për Inteligjencë, të cilat janë të gatshme të ballafaqohen me çdo rrezik potencial që i kanoset Kosovës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.