☁️
Tiranë 10°C · Vranët 02 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲11.93%
ARI 4,703 ▼2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,869 ▼ -2.3% ETH $2,060 ▼ -4.53% XRP $1.3153 ▼ -2.89% SOL $78.9800 ▼ -4.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲11.93 % ARI 4,703 ▼2.29 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
02 Apr 2026
Breaking
Bota

Birmania liron të burgosurit politikë

Birmania ka nisur të lirojë të burgosurit e parë politikë, rreth 100 prej tyre, vetëm pak ditë pasi liderja e demokracisë Aung San Su Ki të formojë qeverinë e re, pas fitore në zgjedhjet e nëntorit.

Lirimi i të burgosurve bëhet edhe pas nxitjes që SHBA-ja i bëri qeverisë në largim të presidentit Tein Sein për këtë çështje. Zyrtarë të burgjeve në Birmani, që ndryshe njihet edhe me emrin Mianmar, thanë për mediat se kishin liruar 18 të burgosurit e parë dhe se lirimi i të tjerëve do të vazhdojë në ditët e ardhshme.

Megjithatë, disa prej atyre që u liruan thanë se nuk ishin të kënqaur, pasi me qindra të tjerë mbetën pas hekurave dhe nuk kanë bërë asnjë krim, veçse kanë pikëpmaje politike që bien ndesh me ato të qeverisë. Të burgosurit e parë u liruan nga burgu Insein, më famëkeqi në vend, pikërisht sepse aty mbahen shumica e të burgosurve politikë.

Zyrtarisht, qeveria birmaneze tha se të burgosirut po lirohen në kuadër të Konferencës Botërore Budiste të Paqes që nis punimet në Birmani.

Gjatë viteve të sundimit të ushtrisë, Birmania burgosi me mijëra gazetarë, aktivistë, politikanë, madje edhe komedianë, dhe këto burgosje ishin një prej arsyeve kryesore të sanksioneve perëndimore. Megjithëse në vitin 2011, kur qeveria e parë civile në vend zëvendësoi juntën ushtarake, u liruan shumë të burgosur, organizatat e të drejtave të njeriut thonë se shumë të tjerë janë ende pas hekurave. Sipas dokumentave zyrtare të dhjetorit të vitit të shkuar, rezulton se 129 të burgosur politikë dhe 408 aktivistë janë në pritje të gjykimit për veprime politike.

Megjithatë, birmanezët kanë shprehur besimin se me ardhjen në pushtet të nobelistes Aung San Su Ki, problemet e tyre do të zgjidhen, duke nisur nga ato politike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.