☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,136 ▲ +0.46% ETH $2,058 ▲ +0.47% XRP $1.3155 ▲ +0.13% SOL $80.5100 ▲ +0.49%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
roze

Blackhat, kur hakeri është muskuloz

blackhat-hemsworth“Blackhat”, filmi i ardhshëm i Michael Mann, që do të dalë në kinematë amerikane janarin e vitit të ardhshëm, përgënjeshtron steriotipin e piratëve informatikë, të cilët supozohet të jenë të mbyllur, të veshur keq dhe që jetojnë në hapësira të vogla të rrethuar nga monitorët e kompjuterëve.

Në këtë prodhim të ri të zhanrit “cyber-thriller” protagonist në rolin e Nicholas Hathaway është Chris Hemsworth, aktori që shumë e njohin për interpretimin e heroit Thor.

Faktikisht Nicholas është një ish-kriminel që lirohet nga burgu për t’i bërë ballë një kërcënimi që autoritetet nuk e mposhtin dot.

Bëhet fjalë për një rrjet hakerash që kërcënojnë sigurinë e gjithë botës, në kërkim të të cilit janë angazhuar shërbimet sekrete amerikane dhe ato kineze.

Nga pamjet e para të filmit bie në sy pikërisht veçoria e sipërpërmendur: Hathaway është një haker që ndodhet në burg, por në formë të shkëlqyer fizike.

Gjithashtu, kur ndodhet jashtë tij ai duket mjaft i zoti të zihet me grushte, të përballet me agjentët dhe të tregojë që nuk i trembet askujt.

Filmi është xhiruar në Kaliforni, Hong Kong, Indonezi dhe Malajzi dhe kanë nisur në korrik 2013. Regjisori Michael Mann është i njohur për filmat “Heat”, “Miami Vice”, “Collateral”, “Armiku Publik”, etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.