🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.75 ▼1.27%
ARI 4,124 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,666 ▼ -0.52% ETH $2,118 ▼ -1.22% XRP $1.0923 ▼ -1.52% SOL $85.7200 ▼ -2.39%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.75 ▼1.27 % ARI 4,124 ▲0.23 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.75 ▼1.27 % ARI 4,124 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Zgjatet hetimi i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, prokuroria kërkon 3 muaj më shumë kohë për dosjen

Prokuroria po heton Elvis dhe Gjon Shkambin, përkatësisht nip e xhaxha me njëri-tjetrin, për akuzën e “Vrasjes së funksionarëve publikë” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave” ndaj dy qytetarëve që ishin palë në procesin ku gjyqtari u qëllua për vdekje menjëherë pasi shpalli verdiktin.

Prokurori ka kërkuar akt-ekspertizë nga policia shkencore për të zbërthyer telefonat e dy të dyshuarve, që të dy ndodhen në burg, njëri prej të cilëve këmbëngul se nuk dinte asgjë për planet e vrasësit.

Gjyqi civil mbi pronësinë u mbyll me vrasjen e gjyqtarit Kalaja, ndërkohë që, ndryshe nga nipi i tij Elvis Shkambi, i cili nuk është ankuar për masën e arrestit në burg, xhaxhai i tij ka kërkuar lirinë në të gjitha gjykatat. Ndërkohë, veç hetimit penal, familja e Astrit Kalasë po bëhet gati t’i drejtohet gjykatës, pasi ende gjyqtari i vrarë nuk është shpallur dëshmor.

Fillimisht, familja e gjyqtarit, që u vra në sallën ku shpalli vendimin e fundit, e kërkoi shpalljen dëshmor nga ish-ministri i Drejtësisë, dhe tashmë pritet që autoritetet të përballen në gjykatën administrative me kërkesën për të detyruar shtetin t’i njohë statusin dëshmor i atdheut Astrit Kalasë, ezekutuar me armë zjarri në datën 6 tetor 2025.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.