🌧️
Tiranë 10°C · Shi i lehtë 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $66,897 ▼ -1.79% ETH $2,057 ▼ -3.91% XRP $1.3187 ▼ -2.18% SOL $78.9600 ▼ -2.83%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1598 EUR/GBP 0.8715 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7974 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4240 EUR/TRY 51.6461 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.6097
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Bllokohet automjeti me 3000 kubikë bimë narkotike

Policia e Qarkut të Elbasanit ka përfunduar me sukses një aksion të organizuar mesnatën e së mërkurës, rreth orës 1 të mëngjesit, gjatë të cilit është ndaluar një mjet furgon me 3000 kubikë të kultivuar me bimë narkotike të dyshuar si kanabis sativa.

Siç raportojnë forcat blu, pas informacioneve të marra në rrugë operative, efektivët e Komisariatit të Policisë Elbasan janë vënë në ndjekje të automjetit, që po udhëtonte drejt fshatit Shtëpanjë të Komunës Gostimë, në Elbasan.

Megjithatë, forcat policore nuk kanë mundur të arrestojnë drejtuesin e mjetit furgon, me targa FR 5776 D, i cili sapo ka parë që po ndiqej prej policisë ka braktisur mjetin dhe, duke përfituar nga errësira dhe zona e pyllëzuar, është larguar nga vendngjarja.

Furgoni është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me sasinë e dyshuar bimë narkotike e llojit kanabis sativa. Ky mjet, pas verifikimeve të policisë, rezulton të jetë vjedhur në qytetin e Fierit më 30 shtator të vitit 2014.

Policia bën të ditur se po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit, ndërkohë që materialet e deritanishme i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Elbasanit për veprimet e mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.