☀️
Tiranë 34°C · Kthjellët 04 August 2026
S&P 500 7,601 ▲1.48%
DOW 53,178 ▲1.32%
NASDAQ 25,914 ▲2.13%
NAFTA 82.17 ▲2.28%
ARI 4,108 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
₿ CRYPTO
BTC $63,596 ▲ +1.52% ETH $1,857 ▲ +0.8% XRP $1.0737 ▲ +0.55% SOL $73.2700 ▲ +1.12%
S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 82.17 ▲2.28 % ARI 4,108 ▲0.42 % S&P 500 7,601 ▲1.48 % DOW 53,178 ▲1.32 % NASDAQ 25,914 ▲2.13 % NAFTA 82.17 ▲2.28 % ARI 4,108 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167 EUR/USD 1.1511 EUR/GBP 0.8567 EUR/CHF 0.9324 EUR/ALL 93.4231 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3552 EUR/TRY 54.7481 EUR/JPY 181.00 EUR/CAD 1.6167
04 Aug 2026
Breaking
Bota

BM – Reuters/Ipsos: Popullariteti i Trump vazhdon të bjerë, demokratët kryesojnë për ekonominë

LONDËR, 4 gusht /ATSH-ANSA/ – Popullariteti i presidentit amerikan Donald Trump ka shënuar një tjetër rënie, sipas sondazhit më të fundit të Reuters/Ipsos, i cili tregon gjithashtu një ndryshim të rëndësishëm në perceptimin e amerikanëve për menaxhimin e ekonomisë.

Për herë të parë në gati një dekadë, më shumë qytetarë besojnë se Partia Demokrate është më e aftë se republikanët për të drejtuar ekonominë.

Rezultatet e sondazhit, i zhvilluar nga e mërkura deri të hënën, sugjerojnë se mënyra se si administrata Trump po menaxhon ekonominë mund të dëmtojë shanset e Partisë Republikane në zgjedhjet e ndërmjetme të nëntorit.

Këto zgjedhje do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin amerikan për dy vitet e ardhshme.

Sipas anketës, norma e miratimit për presidentin Trump ka rënë në 35%, nga 37% që ishte në sondazhin e Reuters/Ipsos të zhvilluar muajin e kaluar.

Kjo është vetëm një pikë përqindje mbi nivelin më të ulët të regjistruar gjatë mandatit të tij.

Po ashtu, rreth 37% e votuesve të regjistruar të anketuar u shprehën se Partia Demokratike ka një qasje më të mirë për menaxhimin e ekonomisë, ndërsa 36% preferuan Partinë Republikane.

Republikanët kishin ruajtur avantazhin në këtë fushë gjatë pjesës më të madhe të mandatit të parë të Trump (2017–2021), përgjatë katër viteve të presidencës së Joe Biden, si edhe gjatë mandatit të dytë të Trump.

Sondazhi konsiderohet një sinjal i rëndësishëm politik, pasi ekonomia mbetet një nga çështjet kryesore që ndikon në orientimin e votuesve amerikanë dhe mund të luajë rol vendimtar në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.