☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 06 Nëntor 2026
S&P 500 7,354 ▼4.36%
DOW 51,523 ▼3.44%
NASDAQ 24,315 ▼5.52%
NAFTA 90.72 ▲0.22%
ARI 4,076 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
₿ CRYPTO
BTC $76,164 ▼ -5.12% ETH $2,240 ▼ -7.36% XRP $1.1977 ▼ -9.13% SOL $90.1400 ▼ -6.73%
S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 % S&P 500 7,354 ▼4.36 % DOW 51,523 ▼3.44 % NASDAQ 24,315 ▼5.52 % NAFTA 90.72 ▲0.22 % ARI 4,076 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708 EUR/USD 1.1230 EUR/GBP 0.8341 EUR/CHF 0.9162 EUR/ALL 90.9375 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5811 EUR/TRY 56.2509 EUR/JPY 177.22 EUR/CAD 1.5708
06 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ishin nisur për vrasje? Kapen në Sarandë me pistoleta dhe silenciatorë, arrestohen dy persona

Një ngjarje kriminale është parandaluar në Sarandë.

Policia ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët dyshohet se po përgatiteshin për të kryer një vrasje.

Ata u kapën në fshatin Gjashtë, pranë një lokali, teksa kishin nxjerrë armët nga automjeti dhe qëndronin në pritë në një zonë pa ndriçim.

Në pranga ranë shtetasit S. M., 32 vjeç dhe A. K., 26 vjeç.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Bëhet fjalë për V. H., 20 vjeç, V. P., 31 vjeç dhe F. B., 21 vjeç.

Gjatë kontrollit, Policia sekuestroi dy armë zjarri pistoleta, municion luftarak, një silenciator dhe dy automjete.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se personat e arrestuar kishin udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vepre të rëndë kriminale.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Sarandës për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e objektivit të mundshëm dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së dyshuar kriminale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.