🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,355 ▲ +0.5% ETH $2,057 ▼ -0.03% XRP $1.3149 ▼ -0.61% SOL $81.1400 ▲ +0.7%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Boko Haram në krizë, rritet përdorimi i fëmijëve në atentate

Përdorimi i fëmijëve kamikazë nga grupi terrorist Boko Haram u rrit vitin e kaluar me ritme të shpejta, aq sa një në 5 atentate vetëvrasëse kryheshin nga fëmijë.

Kështu thotë një raport i OKB, sipas të cilit edhe vajzat u përfshinë në aksione të tilla, duke kryer tre të katërtat e sulmeve të marra përsipër gra grupi islamik në Kamerun, Nigeri dhe Çad.

Bëhet fjalë për një 11-fishim të sulmeve, nga 4 që ishin në vitin 2014 në 44 në vitin pasardhës. Ndryshimi i taktikës, sipas ekspertëve, reflekton humbjen e territorit në Nigeri nga Boko Haram.

Rebelimi 7-vjeçar, që ka prekur kryesisht veri-lindjen e Nigerisë por edhe fqinjët e saj, ka lënë rreth 17 mijë persona të vdekur. UNICEF thotë se deri në 1.3 milion fëmijë janë marrë me forcë nga shtëpitë e tyre në katër vende, Kamerun, Çad, Nigeri dhe Niger.

Raporti i agjencisë së OKB-së për fëmijët është publikuar në një kohë kur po bëhen dy vjet nga rrëmbimi i mbi 200 vajzave nga militantët e Boko Haram në qytetin Çibok.

Rrëmbimi i tyre shkaktoi një fushatë globale me thirrjen “Na ktheni vajzat tona”, por deri tani asnjë prej tyre nuk është gjetur.

Raporti thotë se, djemtë detyrohen nga militantët të sulmojnë familjen e tyre për të treguar besnikërinë ndaj Boko Haram, ndërsa vajzat bëhen pre e abuzimeve seksuale dhe detyrohen të martohen me luftëtarët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.