Kosova

Veseli: Nderim dhe respekt i përjetshëm për burrat dhe gratë e NATO-s

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vlerësuar se 16 vite më parë, Aleanca Veriatlantike, e lindur për të mbrojtur botën e lirë nga tirania e kuqe, po i jepte një dimension të ri misionit të saj historik.

veseli-nderim-dhe-respekt-i-p-euml-rjetsh-euml-m-p-euml-r-burrat-dhe-grat-euml-e-nato-s_hd“Përpara 16 vitesh filluan bombardimet e NATO-s mbi caqet e ushtrisë serbe, të cilën regjimi i Milosheviqit e kishte shndërruar në një makinë për vrasjen e popujve që po kërkonin lirinë pas rënies së Jugosllavisë komuniste”, ka shkruar Veseli.

Sipas tij, në Kosovë, aty ku kishte nisur kjo egërsi, aty edhe po përfundonte.

“Aleanca veriatlanike, e lindur për të mbrojtur botën e lirë nga tirania e kuqe, tani po i jepte një dimension të ri misionit të saj historik, duke mbrojtur qenien dhe të drejtën natyrore për liri të popullit të Kosovës”, ka shtuar kryekuvendari, duke theksuar se nderimi dhe respekti i përjetshëm shkon edhe për burrat dhe gratë e kësaj aleance që vunë jetën dhe mundin e tyre në shërbim të kësaj të drejte sublime.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button