Kampionati Botëror 2018 që zhvillohet në Rusi, do të vazhdojë pas një dite pushim.
Pas katër ndeshjeve që do të luhen sot, do të përfundojë faza grupore, ndërsa një e teta e finales do të fillojë më 30 qershor të shtunën.
Ndeshja e parë në 1/8 e finales është të shtunën mes Francës dhe Argjentinës e cila do të zhvillohet në stadiumin “Kazan Arena” me fillim në ora 16:00.
Në kampionatin i cili filloi më 14 qershor në Moskë me ndeshjen Rusi-Arabi Saudite, brenda 14 ditëve janë zhvilluar 44 ndeshje.
Ndeshjet e 1/8 së finales plotësisht do të dihen pas ndeshjeve të sotme që do të luhen mes skuadrave Senegal-Kolumbi, Japoni-Poloni, Angli-Belgjikë dhe Panama-Tunizi.
Ndeshjet e 1/8 së finales
Programi i ndeshjeve në 1/8 e finales që deri tani janë përcaktuar është siç vijon:
30 qershor, e shtunë
16:00 Francë-Argjentinë (Kazan Arena)
20:00 Uruguaj-Portugali (Fisht)
1 korrik, e dielë
16:00 Spanjë-Rusi (Luzhniki)
20:00 Kroaci-Danimarkë (Nizhny Novgorod)
2 korrik, e hënë
16:00 Brazil-Meksikë (Samara Arena)
3 korrik, e martë
16:00 Suedi-Zvicër (Saint Peterburg)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.