KronikaSporti

Botërori i shahut në Durrës, 8-vjeçari me baba shqiptar dhe nënë kroate përfaqëson Gjermaninë

“Kam gjyshen time në Shqipëri. Shqipëria është një vend i bukur dhe mua më pëlqen sepse këtu ka diell gjithë kohës dhe pak ditë me shi. Kjo është një ndër gjërat e mira të Shqipërisë. Kam nisur të luaj shah kur isha 6 vjeç dhe në këtë turne kam grumbulluar 4 pikë”, shprehet Tom Dordevic, shahist.

Fëmijë e prindër nga vende të ndryshëm të botës ishin në Durrës në këtë ngjarje sportive duke dhënë përshtypjet e tyre. “Jemi të kënaqur që ndodhemi këtu. Është një vend i bukur plot diell, mikpritës dhe ushqim të mirë, na pëlqen. Organizimi është shumë i mirë”, thotë një prind.

“Jemi nga Bullgaria dhe kjo është hera e parë në Shqipëri nuk kishim ardhur ndonjëherë kaq larg dhe ja ku jemi në këtë turne. Nuk kemi parë shumë nga Shqipëria, por bregdeti është i bukur dhe organizimi mjaft i mirë. Fëmijët po argëtohen dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi”, shprehet një tjetër.

Kampionati botëror i shahut për fëmijë është ngjarja më e rëndësishme sportive në nivel ndërkombëtar e mbajtur në vendin tonë. Sekretarja e përgjithshme e Federatës Shqiptare të Shahut Majlinda Pilinçi deklaroi se objektivi ishte promovimi i këtij sporti te të rinjtë

“Synonim një pjesëmarrje të madhe por surpriza ishte pjesëmarrja masive e shahistëve nga vende të largëta. Kishim vështirësi, por nuk kishin rëndësinë që kishte objektivi ynë për të organizuar një aktivitet të tillë dhe për të promovuar shahun te të rinjtë”, shprehet Majlinda Pilinçi, sekretare e përgjithshme FSHSH.

Në këtë eveniment sportiv morën pjesë 387 shahistë nga 40 vende të botës që garuan në 12 kategori të ndryshme moshash për djem e vajza. Për më të mirët u dhanë edhe medalje të arta, argjendta dhe të bronzta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button