“Botërori i Surprizave”, sot luhen Spanjë-Rusi dhe Kroaci-Danimarkë
Rusia do të provojë të përfitojë nga mbështetja e publikut, pasi rreth 70% e atyre 90 mijë tifozëve që do të mbushin Luzhnikin, do të jenë vendas. Nga ana tjetër, Hierro deklaroi se ka punuar shumë dhe se pret më shumë përqendrim nga reparti defensiv, që ka pësuar 5 gola në 3 takimet e para.
Në mbrëmje vëmendja do të spostohet në Nizhny Novgorod, ku Kroacia e Zlatko Daliç do të përballet me Danimarkën. Ballkanasit e kaluan grupin me p[ikë të plota dhe në këtë botëror po tregojnë se janë në një formë spektakolare.
Triumfi me rezultatin e thellë 3-0 i ka dhënë zemër kroatëve, që tani besojnë më shumë në aftësitë e tyre dhe nuk e kanë fshehur dëshirën për të synuar t’i shkojnë deri në fund këtij kompeticioni.
Ndryshe nga Kroacia, Danimarka u kualifikua në fazën e 1/8-ave falë asaj që quhet “biskota”, pra barazimit pa gola me Francën, rezultat që respektoi planet e të dy skuadrave.
Danimarka mund të cilësohet padyshim si një nga skuadrat më të mërzitshme për t’u parë, pasi në 3 takime, ka shënuar dy gola dhe ka pësuar vetëm një. Nordikët janë shumë të varur nga fantazisti i Tottenhamit, Erikssen, nga këmbët e të cilit presin që të vijën golat, por ndaj Kroacisë do ta kenë vërtetë të vështirë.