🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,231 ▲ +0.39% ETH $2,055 ▼ -0.04% XRP $1.3136 ▼ -0.69% SOL $81.0500 ▲ +0.72%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Bota

Brazil, vështirësohen pozitat e presidentes Rousseff

Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff ka marrë një goditje të fortë që ka cënuar shpresat e saj për t’i shpëtuar hetimit për korrupsion, pasi një komision i posaçëm votoi për vazhdimin e procedurave.

Komisioni prej 65 anëtarësh i Kongresit votoi me 38 vota pro dhe 27 kundër për vazhdimin e hetimit mbi pretendimet se, presidentja manipuloi të dhënat qeveritare për të fshehur rritjen e defiçitit.

Fjala e fundit tashmë i takon dhomës së ulët të Kongresit, që do të votojë më 17 ose 18 prill. Çështja ka shkaktuar përçarje në mbarë Brazilin, me policinë vendase që po përgatitet për t’u përballur me protesta masive në kryeqytetin Brazilia.

Votimi u mbajt paralelisht me përplasjet kaotike mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të presidentes Rousseff, që bërtisnin dhe valëvisnin parulla pro dhe kundër saj.

Votimi i komisionit është më tepër simbolik, por shihet si një test për mbështetjen ndaj procesit hetimor, përpara votës përfundimtare në dhomën e ulët të Kongresit. Këtu duhet një mazhorancë prej dy të tretat për ta dërguar çështjen në Senat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.