☁️
Tiranë 15°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,607 ▲1.21%
DOW 46,775 ▲0.94%
NASDAQ 21,976 ▲1.79%
NAFTA 100.09 ▼1.27%
ARI 4,813 ▲2.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,992 ▲ +2.04% ETH $2,160 ▲ +3.3% XRP $1.3665 ▲ +2.67% SOL $86.3000 ▲ +4.86%
S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 % S&P 500 6,607 ▲1.21 % DOW 46,775 ▲0.94 % NASDAQ 21,976 ▲1.79 % NAFTA 100.09 ▼1.27 % ARI 4,813 ▲2.86 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Sporti

Brazili, trajneri Tite: Po mendoj për Kupën e Botës, nuk fle natën

Pak ditë nga shpallja e listës me 26 lojtarët e thirrur për Katar 2022,  Botërori dhe zgjedhja e lojtarëve të Brazilit janë kthyer pothuajse në një obsesion për trajnerin Tite. Ai e ka treguar vetë. “Ankthi më shoqëron dhe zgjohem gjithmonë në 4 – fjalët e Tite për “Esporte Espetacular”, –  Gruaja ime është mësuar me këtë, dhe kur nervozohem më thotë të qëndroj i qetë. Ajo më thotë të përpiqem të fle më shumë, por mendimi i thirrjes së lojtarëve më shqetëson. Ka sportistë, por para së gjithash ka burra, personazhet e tyre, ka djemë dhe baballarë dhe njeriu duhet të respektohet gjithmonë. Unë kam për detyrë të shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që janë, ose kanë qenë pjesë e këtij grupi. Do të ketë zgjedhje të diktuara nga arsye teknike, por respekti për të gjithë do të jetë gjithmonë aty”.

Tite, i cili tashmë ka bërë të ditur se pas këtij Botërori do të largohet nga pankina e kombëtares pavarësisht rezultatit në Katar, ka treguar se do të kishte dashur të jepte dorëheqjen menjëherë pas humbjes në çerekfinale të Rusisë 2018 kundër Belgjikës. “Kam folur për këtë me familjen time dhe vetëm pas kësaj kam ndërruar mendje – tha trajneri brazilian –. Katër vite të tjera më dukeshin si një përjetësi dhe nuk e dija nëse do të më lejonte kultura që ekziston në futbollin në Brazil. Të kem durim. Kam ecur lart e poshtë në shëtitoren Barra da Tijuca të paktën 500 herë, dhe kam folur shumë për këtë me gruan dhe fëmijët e mi, pastaj kuptova se mund të qëndroja”.

Tite ka drejtuar Seleçaon që nga gushti 2016 dhe nën komandën e tij kombëtarja ka arritur 57 fitore, 18 barazime dhe 5 humbje në 76 ndeshje, me një përqindje suksesi prej 81.14%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.