Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 18 April 2026
S&P 500 7,126 ▲1.2%
DOW 49,447 ▲1.79%
NASDAQ 24,468 ▲1.52%
NAFTA 82.59 ▼9.41%
ARI 4,880 ▲1.48%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
₿ CRYPTO
BTC $75,631 ▼ -1.97% ETH $2,356 ▼ -2.66% XRP $1.4298 ▼ -3.11% SOL $86.5100 ▼ -2.85%
S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 % S&P 500 7,126 ▲1.2 % DOW 49,447 ▲1.79 % NASDAQ 24,468 ▲1.52 % NAFTA 82.59 ▼9.41 % ARI 4,880 ▲1.48 %
EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123 EUR/USD 1.1786 EUR/GBP 0.8711 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 95.7963 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3790 EUR/TRY 52.8379 EUR/JPY 186.91 EUR/CAD 1.6123
18 Apr 2026
Breaking
Bota

“Britanikët preferojnë një referendum të dytë për BE-në”

Votuesit në Britani të Madhe mbështesin idenë për mbajtjen e një referendumi të dytë lidhur me statusin e tyre në Bashkimin Evropian (BE), flasin të dhënat e një sondazhi të zbatuar në janar të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).

Sondazhi i kryer nga agjencia ICM në kuadër të projektit Guardian Reporting, ka nxjerrë në pah të dhënat se 47 për qind e të anketuarve favorizojnë të votojnë marrëveshjen përfundimtare sapo të bëhet të ditura kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja, ndërkohë që 34 për qind, kundërshtojnë një ide të tillë.

Nga të dhënat e sondazhit, në të cilin një e pesta është e papërcaktuar, rezulton se për një referendum të dytë janë shprehur 58 për qind e të anketuarve, ndërkohë që kundër kësaj nisme janë shprehur 42 për qind.

Ndonëse opinioni publik mbetet i ndarë sa i përket kësaj çështjeje, ajo që befason është se një e katërta e votuesve të cilët kanë dhënë votën për largim nga BE-ja, tashmë preferojnë një tjetër referendum mbi këtë çështje.

Ashtu siç zbulon rritjen e interesit për një referendum të dytë, gjetjet e tjera kyçe të sondazhit flasin edhe për një shqetësim në rritje për ndikimin e mundshëm që do të ketë Brexiti, pasi 43 për qind e votuesve të tij, tashmë kanë thënë se janë të brengosur se Brexit do të ndikojë negativisht mbi ekonominë e Britanisë së Madhe, ndërkohë që një shumicë e të anketuarve kanë thënë se Brexiti do të ndikojë negativisht në “mënyrën britanike të jetës”.

Karakteristikë e këtij votimi është edhe hendeku demografik, pasi është shtuar numri i të rinjve të cilët do të votonin për mbetje në BE, dhe në të njëjtën kohë personat e moshës mbi 65 vjeçare, kanë shprehur bindjet e tyre për votën për largim.

Sondazhi i zbatuar në rajone të ndryshme të Britanisë së Madhe, zbuloi se votuesit në Skoci dhe në Irlandën e Veriut akoma më shumë kanë përforcuar bindjen për të votuar për qëndrim në BE, ndërkohë që votuesit në pjesën më të madhe të Anglisë dhe Uellsit përkrahin bindshëm largimin.

Ashtu siç po bëhet e qartë dobësia e qeverisë për të negociuar, gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë mbështetja për një votim tjetër Brexit, madje edhe në zonat ku nuk është paramenduar.

Ish-lideri i UKIP-it, njëherësh aktivist i devotshëm i kampit për largim të Britanisë nga BE-ja, Nigel Farage, në fillim të muajit tha se “ndoshta, them vetëm ndoshta, po vij në një periudhë kur po mendoj se duhet të kemi një referendum të dytë për anëtarësinë tonë në BE”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.