🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 22 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 87.06 ▲0.26%
ARI 4,681 ▲2.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
₿ CRYPTO
BTC $77,336 ▲ +0.13% ETH $2,431 ▲ +0.6% XRP $1.4928 ▲ +7.78% SOL $94.5600 ▲ +3.78%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 87.06 ▲0.26 % ARI 4,681 ▲2.39 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8560 EUR/CHF 0.9356 EUR/ALL 92.5984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3287 EUR/TRY 56.1317 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6085
22 Aug 2026
Breaking
Kosova

Vuçiq: Kemi negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, takimi Mojsiloviq – Ulutas nuk ishte i mirë

Takimi i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe komandantit të KFOR-it, Özkan Ulutaş, për të diskutuar për hapjen e urës mbi Ibër, i paraparë për këtë të shtune nuk u zhvillua, siç kumtoi KFOR-i, për shkak të rrethanave ta paparashikuara.

Mirëpo, edhe vetë paralajmërimi për këtë takim, nxiti reagimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai tha se Serbisë po i dërgohet sinjal se nuk ka kuptim të negociojë, pasi Marrëveshja e Brukselit ende nuk është zbatuar.

“Gjithçka që bën Kurti dhe gjithçka që ata bëjnë me të është absurditet total. Parashtroj vetëm një pyetje: Kur do ta zbatoni Marrëveshjen e Brukselit, të nënshkruar në prill të vitit 2013? Asgjë më shumë, vetëm këtë. Ju nga Bashkimi Evropian e keni vendosur nënshkrimin, kur do ta zbatoni?”, tha Vuçiq.

Sipas tij, delegacioni i Serbisë deri më tani ka negociuar 50 herë për hapjen e urës mbi Ibër, në kuadër të dialogut të Brukselit.

“Kështu po na jepni sinjal se nuk ka kuptim të bisedojmë dhe të negociojmë, edhe pse ne gjithmonë kemi negociuar. Për çfarë të bisedojmë? Kemi negociuar 50 herë për urën mbi Ibër, ndërsa tani do ta zgjidhni me forcë, së bashku me miqtë tuaj të NATO-s. Do të shohim. Do të bisedoj me Rutten. Thashë se ishte një bisedë e sjellshme, por jo e mirë, mes Milan Mojsiloviqit dhe Ulutaşit”, tha Vuçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.