⛈️
Tiranë 13°C · Stuhi 21 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,071 ▼ -3.81% ETH $1,627 ▼ -6.1% XRP $0.9112 ▼ -4.11% SOL $68.7900 ▼ -4.3%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
21 Nën 2026
Breaking
Bota

NASA: 5 valë të nxehtit ekstrem, rreth 10 mijë vdekje në Europë nga temperaturat rekord

NASA tregon përmasat e valës së të nxehtit që ka përfshirë Evropën gjatë muajve të fundit.

Pamjet, të përpunuara nga të dhënat satelitore, paraqesin temperaturat maksimale të regjistruara në kontinent nga 1 maji deri më 19 gusht, duke treguar qartë shtrirjen dhe intensitetin e të nxehtit.

Sipas NASA-s, Evropa Perëndimore është përballur me pesë valë të të nxehtit deri në mesin e gushtit, ndërsa në disa vende temperaturat kanë kaluar 40 gradë Celsius.

Nxehtësia ekstreme ka thyer rekorde temperaturash dhe, në shumë raste, ka zgjatur për ditë ose edhe javë të tëra. Temperaturat e larta gjatë natës kanë shtuar më tej rrezikun për shëndetin e njerëzve.

Pasojat janë ndjerë në disa vende të Evropës, me rritje të shtrimeve në spitale dhe vdekjeve, ndërsa temperaturat ekstreme kanë ndikuar edhe në infrastrukturë, bujqësi, transport dhe furnizimin me ujë e energji.

Raportet paraprake sugjerojnë se vala e të nxehtit mund të jetë lidhur me rreth 10 mijë vdekje të shtuara, kryesisht në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Gjermani dhe Belgjikë.

Ekspertët paralajmërojnë se, për shkak të ndryshimeve klimatike, valët ekstreme të të nxehtit pritet të bëhen më të shpeshta dhe më intensive, veçanërisht në Evropën Jugore.

NASA, përmes këtyre pamjeve, tregon në mënyrë vizuale se si temperaturat ekstreme kanë prekur kontinentin gjatë kësaj vere.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.