⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,762 ▼ -0.07% ETH $2,235 ▲ +0.16% XRP $1.1599 ▼ -3.08% SOL $89.5900 ▼ -1.06%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

BRUKSEL – BE kërkon të forcojë rajonet e largëta të bllokut me rëndësi strategjike

BRUKSEL, 10 shtator /ATSH-DPA/– Komisioni Evropian ka prezantuar një strategji të re për të mbështetur rajonet më të largëta të Bashkimit Evropian, të cilat përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale, por kanë një rëndësi të veçantë gjeostrategjike për BE-në.

Në këtë grup përfshihen Madeira dhe Ishujt Kanarie, të cilët ndodhen më pranë brigjeve të Afrikës sesa Evropës kontinentale, si edhe territore franceze përtej detit që shtrihen mijëra kilometra larg Evropës, në Paqësor.

“Ne po përshtatim rregullat tona për të çliruar potencialin e këtyre rajoneve dhe për ta kthyer veçantinë e tyre në një forcë për to dhe për të gjithë Evropën”, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, gjatë prezantimit të masave të reja.

Strategjia synon të rrisë zhvillimin ekonomik dhe social të këtyre territoreve, duke u dhënë banorëve mundësi më të mëdha për të përfituar nga avantazhet që ofron pozicioni dhe karakteristikat e veçanta të rajoneve të tyre.

Një nga objektivat kryesore është rritja e konkurrueshmërisë dhe përmirësimi i aksesit në tregun e vetëm evropian. Komisioni sheh potencial të madh në fusha si energjia e rinovueshme, kërkimi shkencor dhe eksplorimi hapësinor.

Brukseli synon gjithashtu t’i ndihmojë këto territore të përballojnë më mirë ndryshimet klimatike dhe sfidat mjedisore.

Në fokus janë edhe krijimi i vendeve të punës, përfshirja sociale, përmirësimi i arsimit dhe reduktimi i varfërisë.

Rajonet më të largëta të BE-së përfshijnë Guajanën Franceze, Guadelupën, Martinikën, Mayotte, Reunion dhe Saint-Martin, të administruara nga Franca, si dhe Azoret dhe Madeira që i përkasin Portugalisë dhe Ishujt Kanarie që i përkasin Spanjës.

Nëntë territoret kanë një rëndësi të veçantë për BE-në, pasi ndodhen në Oqeanin Atlantik, Oqeanin Indian, Karaibe dhe Amerikën e Jugut.

Pozicioni i tyre i jep Bashkimit Evropian një prani strategjike në tre kontinente, duke i bërë ato të rëndësishme jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për interesat gjeopolitike dhe strategjike të Evropës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.