☁️
Tiranë 14°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $77,941 ▲ +0.65% ETH $2,269 ▲ +1.02% XRP $1.2532 ▲ +0.4% SOL $95.3800 ▼ -0.41%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Kronika

Protestuesit ndryshojnë skenar, gazetarja Demushi: Në ditë e 103-të nuk u bllokuan rrugët

Gazetarja e Euronews Albania, Sara Demushi në një lidhje live nga protesta për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje nga marshimi dhe veprimet e policisë mbrëmjen e kësaj të enjte. Demushi ka raportuar lidhur me skenarin e protestuesve teksa ka bërë me dije se policia mbrëmjen e sotme ka shtuar forcat e saj për të shmangur çdo incident ndryshe nga një ditë më parë. Ndryshe nga protesta e djeshme, protestuesit nuk kanë bllokuar rrugët.

“Ndryshe nga një natë më parë ku kemi parë bllokimin e disa kryqëzimeve si ajo e rrugës së Elbasanit, kryqëzimi i urës së drejtorisë së policisë Tiranë, tek kryqëzimi i urës së Vasil Shantos, te kryqëzimi i 21 dhjetorit dhe kryqëzimi i inxhinerisë së ndërtimit, mbrëmjen e sotme nuk është ndjekur ky skenar.

Siç mund ta shikoni aktualisht protestuesit ndodhen pranë stadiumit Air Albania ku në fakt marshimi i mbrëmjes së sotme ka nisur në orën 19:30 minuta nga sheshi Skënderbej për të vijuar më pas në drejtim të Kryeministrisë ku janë mbajtur fjalimet për rreth një orë dhe rreth orës 21 të mbrëmjes së sotme ka nisur marshimi në rrugët e ndryshme të Tiranës.

Ndryshe nga ditët e mëparshme policia e mbrëmjen e sotme ka marshuar nëse mund ta them në thonjëza paralelisht me protestuesit. Kjo është si një masë e marrë nga ana e komisariatit nr.1 të kryeqytetit. Duke u nisur nga incidentet e shkaktuara gjatë mbrëmjes së shkuar, ka vendosur që gjatë mbrëmjes së sotme të ketë një numër më të shtuar të uniformave blu në terren, por nga ana tjetër të jetë paralelisht edhe me ta me qëllim që të shmangë çdo incident.

Në fakt mbrëmjen e shkuar Erla për shkak të incidenteve të shkaktuara në disa nga kryqëzimet e kryeqytetit për shkak të bllokimit të rrugës është arrestuar një person, ndërsa 15 persona të tjerë janë proceduar gjatë ditës së sotme lidhur me incidentet dhe veprimet e kundraligjshme që ata kanë kryer gjatë tubimit të mbrëmjes së shkuar”, tha ajo.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.