Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!
Vëllai i Igli Tares, Genti Tare, ka ndërhyrë në një lidhje me telefon gjatë puntatës së fundit në Top Story, pas diskutimeve rreth dosjes së Belinda Ballukut.
Në prononcimin e tij, Genti Tare shprehet se vila që diskutohet në dosje ka qenë e Iglit dhe ka qenë Arbër Abazi ai që kërkoi t’ia blinte atë.
“Igli Tare negociimin për blerjen e vilave e ka bërë direkt me Samir Manen… Kanë kërkuar nga Igli Tare të blejnë vilën.
Arbër Abazi (bashkëjetuesi i vajzës së tezes së Belinda Ballukut, Lorela) është pronar i vilës ngjitur me dy vilat e Igli Tares.
Pas një viti e gjysmë që ka bërë punime, me fjalën e Igli Tares ka kërkuar ta blejë me çmimin që Igli e ka marrë, por Igli e ka kundërshtuar.
Kam diskutuar unë me Arbër Abazin, ku i thashë me këtë çmim që i kërkova unë. Unë i thashë që nuk e shes vilën. Vila që flitet sot është e pabanueshme. Ndërsa vila tjetër që kam shitur është e banueshme. Pagesat e vilës janë bërë nga llogaria e Igli Tares. S’e di pse është bërë politikë.
Pse e bën SPAK-u këtë gjë, do e lë për një moment të dytë. Ajo që më intereson është figura e vëllait tim. Nëse vëllai im ka 1% faj, le të shkojë në burg. Por vëllai im, edhe në dëshminë që ka dhënë në SPAK dhe në sekuestrime, ka manipulime.
Ju i referoheni email-it të shtatorit 2020. Nëse i referoheni shtatorit të 2020, as Igli Tare nuk ka pasur pronë, as Belinda Balluku nuk e kishte pronë. SPAK-u nuk e përmend që Belinda Balluku dhe Igli Tare kanë qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin. Çfarë përfitoi Igli Tare nga kjo? Është turp që një shqiptar si Agron Shehaj, që i bën lekët me djersë dhe i investon në Shqipëri, të vërë në dyshim lekët e Igli Tares, që ka bërë njësoj si Lorik Cana etj.
Unë nuk di një politikan të ketë një pronë të fshehur dhe ta shfaqë hapur. Igli Tare ka blerë vilën në tetor të 2020. Tenderi që bëhet fjalë është në 2021. Pse priti Belinda Balluku t’i japë tender Arbër Abazit pas një viti? Për 400 mijë euro u shit Belinda Balluku?”, u shpreh Genti Tare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.