Bota

Brukseli, 25 milion euro për vendet e Ballkanit

Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës do të asistojnë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë në adresimin e sfidave lidhur me sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.

Përmes nismës e cila u firmos zyrtarisht në Bruksel, Komisioni Evropian do të ofrojë 20 milionë euro ndërsa Këshilli i Evropës 5 milionë euro, për realizimin e një sërë reformash në një afat 3 vjeçar.

Nisma do të ofrojë mbështetje për reformat në gjykata, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave të grupeve në nevojë, dhe për promovimin e politikave jo diskriminuese.

Sipas institucioneve ndërkombëtare në këtë mënyrë pritet që vendet aspirante në Ballkanit Perëndimor dhe Turqia t’i afrojnë standardet europiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button