🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,817 ▲0.5%
DOW 48,210 ▲0.63%
NASDAQ 22,763 ▲0.57%
NAFTA 97.13 ▲2.88%
ARI 4,812 ▲0.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,885 ▲ +0.58% ETH $2,208 ▼ -0.48% XRP $1.3519 ▼ -0.27% SOL $83.8400 ▲ +0.38%
S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 % S&P 500 6,817 ▲0.5 % DOW 48,210 ▲0.63 % NASDAQ 22,763 ▲0.57 % NAFTA 97.13 ▲2.88 % ARI 4,812 ▲0.74 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Brumbulli i Shoqatës së Bankave: Vjedhjet e parave tre herë në 18 muaj, nuk janë rastësi

Duhet parë një analizë më e thelluar, pasi kur bëhen tre raste brenda një kohe të shkurtër, nuk është më rastësi. Mund të bëhej gjëmë më e madhe, grabitësit  mund të futeshin edhe në avion.

Vjedhja e djeshme e një shume të madhe parash, që po transferohej nga një bankë në Aeroportin e Rinasit ka shqetësuar ndjeshëm bankierët. Kjo është hera e tretë brenda 18 muajsh që vidhen paratë, që transportohen nga bankat dhe po cënon mënyrën e të bërit biznes të një prej sektorëve më të rëndësishëm në vend.

Spiro Brumbulli, kryetar i Shoqatës së Bankave tha se ky është një shqetësim i madh për sistemin, pasi krijon pasiguri lartë dhe rrit kostot, pasi këto janë humbje të drejtëpërdrejta.

“Me të dhënat e deritanishme nuk mund të paragjykojmë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, që policia e ka nën hetim”, thotë ai. Gjithsesi ai shton se mirë  kur ndodhi në të dalë të bankës, e pastaj në rrugë, por kjo brenda në aeroport të lë pa fjalë.

“Duhet parë një analizë më e thelluar, pasi kur bëhen tre raste brenda një kohe të shkurtër, nuk është më rastësi”, thotë ai. “Mund të bëhej gjëmë më e madhe, grabitësit  mund të futeshin edhe në avion.

Brumbulli shton se bankat nuk kërkojnë  gjëra të mëdha, por elementët bazë të sigurisë. Ai thotë se duhet bashkëpunim për të diskutuar nëse ka dobësi ligjore apo dhe arsye të tjera. “Ka diçka që nuk shkon. Për një vit e gjysmë  është vjedhja e tretë, edhe pse bankat mundohen të respektojnë kushtet e ruajnë konfidencialitin”.

Kjo rrit pasigurinë e bërjes së biznesit dhe e shoqëron atë me kosto shtesë.

Ditën e djeshme, tre persona me armë hynë në pistën e avionëve të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, rrëmbyen disa thasë me para të dy bankave, që do të transferoheshin jashtë me avionë, në drejtim të Vjenës, dhe u larguan pa arritur të kapeshin nga policia.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit, i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.