☁️
Tiranë 11°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,575 ▲0.72%
DOW 46,566 ▲0.48%
NASDAQ 21,841 ▲1.16%
NAFTA 98.85 ▼1.27%
ARI 4,819 ▲0.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $68,096 ▼ -0.24% ETH $2,140 ▲ +1.88% XRP $1.3492 ▲ +0.73% SOL $81.2300 ▼ -2.1%
S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,819 ▲0.12 % S&P 500 6,575 ▲0.72 % DOW 46,566 ▲0.48 % NASDAQ 21,841 ▲1.16 % NAFTA 98.85 ▼1.27 % ARI 4,819 ▲0.12 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Bullgari-Mali i Zi: Kërkohen drejtime të reja në bashkëpunimin ekonomik

malki i ziJavën që kaloi,  presidenti malazez Filip Vujanoviç vizitoi Bullgarinë. Tre muaj para kësaj në Sofje ishte kryeministri malazez-Millo Xhukanoviç. Shpeshtësia e vizitave të nivelit më të lartë vjen të sugjerojë, se ka interes reciprok ndaj zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe. Si në bisedimet e presidentit Vujanoviç me homologun e tij bullgar Plevneliev, ashtu edhe në bisedimet e kryeministrit Xhukanoviç me kryeministrin Borisov në fund të marsit, në qendrën e vëmendjes ishte përkrahja politike e Sofjes për integrimin evroatlantik të Malit të Zi, dhe perspektivat për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh, sidomos në fushën e energjetikës. Gjatë të dy vizitave theksi kryesor u vu mbi mundësinë, që Bullgaria të eksportojë energji elektrike për Italinë nëpërmjet kabllos së tensionit të largë midis Malit të Zi dhe Italisë. Bisedime mbi këtë temë u zhvilluan edhe gjatë vitit 2011, por tani projekti po finalizohet dhe impiantet duhet të vihen në shfrytëzim në vitin 2018. Kështu kjo çështje bëhet tepër aktuale.

Gjatë bisedimeve midis presidentëve u bë fjalë edhe për dëshirën e kompanive bullgare të marrin pjesë në ndërtimin e hidrocentraleve në Malin e Zi, të teleferikut Kotor- Lovçen-Cetine, si dhe të objekteve të tjera infrastrukturore, për të cilët tashmë ka tenderë. Zoti Vujanoviç vlerësoi pozitivisht interesin bullgar ndaj sektorit energjetik malazez. Ai shprehu shpresë, se një interes i tillë do të shfaqet edhe ndaj turizmit, duke përfshirë edhe ndaj realizimit të projekteve të përbashkëta për tërheqjen e turistëve nga vende të treta. Nga ana e vet zoti Plevneliev ftoi Malin e Zi të përfshihet në realizimin e projekteve të ndryshme në territorin e Bullgarisë. Të dy palët ishin unanim, se niveli i dialogut politik është tepër i mirë, por i përbashkët ishte qëndrimi, se nuk ka avancim në marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. Lidhjet ekonomike janë nën potencialin real të të dy vendeve. Ato janë edhe nën nivelin e shkëmbimit tregtar, që kanë dy vendet me shtete të tjera të Evropës Juglindore. Krahas kësaj të dy vendet nuk shfrytëzojnë të gjitha mundësitë reale në kuadrin e fondeve evropiane të parashikuara nga BE-ja për vendosjen e një bashkëpunimi më të mirë në rajon. Pritet, që ato probleme të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të komisionit të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik, e cila do të mbahet në Sofje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.