☁️
Tiranë 7°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,155 ▼ -4.25% ETH $1,989 ▼ -4.03% XRP $1.3300 ▼ -2.53% SOL $82.9700 ▼ -4.48%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Bursa e Shqipërisë! Për herë të parë një kompani private emeton obligacione nëpërmjet ofertës

Për herë të parë në historinë e tregut shqiptar të kapitaleve, një kompani private emeton obligacione nëpërmjet ofertës publike.
Thënë ndryshe, i ofron publikut të gjerë nënshkrimin e titujve të saj të borxhit. Ky zhvillim i rëndësishëm do të thotë se në bursën shqiptare Alse nuk do të tregtohen më vetëm letrat me vlerë të qeverisë, por edhe instrumentet korporatë, si ai i emetuar nga kompania e mikrofinancës NOA.

Në ceremoninë e lançimit të këtij zhvillimi të rëndësishëm për tregun e kapitaleve, që i hap rrugën edhe listimit të kompanive të tjera në bursë, ishin të pranishëm ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj; guvernatori i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko; Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, anëtarë të komisionit parlamentar të ekonomisë; disa prej sipërmarrësve më të mëdhenj në vend etj. Në fjalët përshëndetëse, ata vlerësuan rëndësinë që ka për sistemin financiar, biznesin dhe ekonominë në tërësi zhvillimi i tregut të kapitaleve.

“Bursa Shqiptare e Titujve është themeluar në vitin 2017 nga 3 aksionarët e saj: Banka Credins, Banka Amerikane e Investimeve dhe AK-Invest. Aktiviteti i saj u lançua zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.  Në Bursë kanë qenë të listuar vetëm titujt qeveritarë, deri me emetimin e instrumentit të parë koorporativ nga NOA,  një hap që pritet të hidhet edhe nga kompani të tjera..”– tha Nada Vokshi, Drejtore e Pergjithshme e Bursës ALSE

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.