☁️
Tiranë 16°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 95.16 ▲2.92%
ARI 5,015 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $73,644 ▲ +0.39% ETH $2,311 ▲ +1.92% XRP $1.5055 ▲ +2.2% SOL $93.8200 ▲ +0.47%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.16 ▲2.92 % ARI 5,015 ▲0.26 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 95.16 ▲2.92 % ARI 5,015 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Politika

Bushati: Në Evropë, politikat energjetike mes problematikave më të rëndësishme

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, zhvilloi një vizitë pune në Kroaci, në kuadër të Forumit vjetor të Dubrovnikut, i cili këtë vit i dedikohej politikave të reja zhvillimore dhe ndërvarësisë së tyre me politikat energjetike dhe atyre të sigurisë.

Ministri Bushati mori pjesë në sesionin e veçantë të Konferencës kushtuar sigurisë energjetike, krahas Ministres Kroate, Vesna Pusic, Ministrit Italian, Paolo Gentiloni, Komisionerit Evropian për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Cañete dhe te dërguarit të posaçëm të Departamentit të Shtetit për Politikat Ndërkombëtare të Energjisë, Amos Hochstein.

Në fjalën e tij, Ministri Bushati theksoi s,e “në Evropë, politikat energjetike renditen tashmë mes problematikave më të rëndësishme siç janë siguria, demokratizimi dhe migracioni”.

Ministri Bushati merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut për Sigurinë Energjetike (1)Për më tepër, “siç kanë treguar në mënyrë konsistente konfliktet në Lindje the në Jug, siguria energjetike është transformuar në një prej parametrave gjeopolitikë më të rëndësishëm të influencës së aktorëve të tretë në rajonin e Ballkanit Perëndimor” nënvizoi Bushati.

Duke iu referuar projekteve të ndryshme që janë prezantuar ndër vite si thelbësore për diversifikimin e burimeve energjetike në Evropë, Ministri Bushati insistoi mbi faktin se, “përveç gazsjellësit TAP, projektet e tjera janë ende virtuale dhe përdoren si instrumente influence politike duke krijuar paqartësi në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe në Evropën Juglindore”.

Ministri Bushati merr pjesë në Forumin e Dubrovnikut për Sigurinë Energjetike“Këto paqartësi kërkojnë një qasje të strukturuar nga BE-ja dhe SHBA-ja për të ndërlidhur ishujt energjetikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për të mbështetur financiarisht përpjekjet aktuale të rajonit për të realizuar projekte infrastrukturore konkrete” u shpreh Ministri Bushati.

Forumi Kroat i Dubrovnikut u përshëndet nga krerët më të lartë të Kroacisë, Presidentja Kolinda Grabar-Kitarović, Kryeministri Zoran Milanović dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropiane, Vesna Pusić. Në të ishin gjithashtu të pranishëm Zv./Presidenti i Komisionit Evropian për Bashkimin Energjetik, Maros Šefčovič, Komisioneri për Bashkëpunimin Ndërkombëtar dhe Zhvillimin, Neven Mimica dhe Sekretari të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.